Prishtinasi u kërkon para dhe i fyen prindërit, më pas ther veten me thikë

12.07.2020 13:02:34

Një rast i dhunës në familje ka ndodhur pasditen e së shtunës në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person pasditen e së shtunës në Prishtinë për veprën “dhunë në familje”.

Sipas njoftimit, i dyshuari në shtëpi kishte fyer dhe kishte kërkuar para nga prindërit e tij dhe më pas nga nervoza me një thikë e kishte lënduar veten në këmbë, shkruan lajmi.net.

Siç bën të ditur policia, si pasojë e veprimeve të të dyshuarit, prindërit janë ndier të frikësuar dhe rrezikuar, andaj i dyshuari pasi ka marr tretman mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.