Prishtinë: Arrestohet një person pasi e rrahu bashkëshorten

05.12.2016 12:36:53

Gjatë pasdites së djeshme në Prishtinë, një mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast ajo ka marrë lëndime të rënda trupore.

Policia bëri të ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, e ndërkaq lidhur me rastin është njoftuar edhe QPS-ja (Qendra për Punë Sociale).

Me vendim të mbrojtësit të viktimave dhe prokurorit, sulmuesi është arrestuar.