Prishtinë: Ja si u shmang për një fije floku aksidenti që ka mundur të jetë tragjik (Video)

11.02.2017 19:14:56

Kemi parë shpesh vozitës të pakujdesshëm që rrezikojnë të tjerët dhe vetën në komunikacion.

Mosrespektimi i sinjalistikës dhe mospërshtatja me kushtet në komunikacion, përgjithësisht janë burim i aksidenteve.

Një aksident tragjik sot për një fije floku është shmangur në Prishtinë.

Një vozitës krejtësisht i pa kujdesshëm për pak sa nuk ka shkaktuar tragjedi. Ai ka hyrë në parakalim ndërmjet dy vetura në pjesën e Prishtinës që ndanë lagjet Ulpiana dhe Dardania, afër selisë kryesore të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Në veturë kanë qenë disa persona dhe ajo ishte me targa 06, targa këto të rajonit të Gjilanit.