Prishtinë, vetura godet rëndë 30 vjeçarin

25.09.2016 15:51:06

Sot, rreth orës 14:25 në rrugën Tirana në Prishtinë, një person rreth të 30-tave është goditur nga një automjet në lëvizje dhe si pasojë ka marrë lëndime të rënda.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë Daut Hoxha.

Ai tha se vozitësi është ndaluar në polici përderisa personi i lënduar rëndë është dërguar menjëherë në QKUK.

Policia është duke kryer procedurat e nevojshme hetimore në lidhje me këtë rast.