Pritja merr fund, mbrojtësi i Ugandës mbërrin në Shkodër

27.09.2019 00:15:40

Ndonëse është federuar në ditët e fundit të merkatos dhe është prezantuar nga drejtuesit si një afrim për sezonin e ri, mbrojtësi nga Uganda Godfrey Walusimbi ka mbërritur vetëm ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.

30-vjeçari ka vuajtur kohëzgjatjen e procedurave të pajisjes me vizë për të mbërritur në vendin tonë, por nga sot është në Shkodër dhe në dispozicion të trajnerit Mirsad Jonuz, që fillimisht duhet të testojë gjendjen e tij fizike.

Walusimbi luan si mbrojtës i majtë dhe ka një eksperiencë shumë të madhe edhe me kombëtaren e Ugandës, fanellën e të cilës e ka veshur për plot 97 ndeshje, ndërsa sezonin e fundit ka qenë pjesë e Kaizer Chef në Afrikën e Jugut.