Pika kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbinë në Merdare është kthyer në një vend pritjeje torturuese për bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë apo kthehen në vendet perëndimore.
Pritjet për hyrje në Kosovë sot ishin deri në 3 orë, kurse në dalje deri në 2 orë e gjysmë.
Në vendkalimin kufitarë Kosovë -Serbi për dallim nga ditët e tjera, të premten kishte kolona në të dy anët.
Në hyrje të Kosovës, bashkatdhetarët kanë pritur deri në 3 orë ,kurse në dalje pritjet janë deri 2 orë e gjysmë.
Një prej tyer është edhe Vezir Kastrati I cili me familje ka pritur dy orë për të hyrë në Kosovë.
Edhe bashkatdhetarët e tjerë që prisnin në dalje nga Kosova, deklaruan se po presin deri ne 3 orë për të shkuar në vendet nga kanë ardhur për pushime
Policia e Kosovës sërish u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që të shfrytzojnë edhe pikat tjera kufitare mes Kosovës dhe Serbisë ,pasi në Merdare jane duke u zhvilluar punimet ne zgjerimin e vendkalimit kufitar.
Policia e Kosovës ka shtuar kapacitetet e veta ne vendkalimin kufitarë të Kosovës,edhe përkunder kësaj problem i pritjes se bashkatdhetarve ne kete vendkalim eshte tek procedurat burokratike qe i ndjek policia serbe.