Prizren/ “Polici” arrestohet në flagrancë

15.01.2018 16:45:57

Rreth orës 10:30, Policia në Prizren ka pranuar një informatë e cila bënte me dije se në një shtëpi në rrugën “Besnik Kastarati” një person i maskuar ka hyrë në një shtëpi për të kryer bastistje dhe se i njëjti ishte prezantuar si zyrtar policor. Një patrullë policore që ishte duke lëvizur në afërsi të lokacionit ka reaguar me shpejtësi dhe e ka zënë në flagrancë të dyshuarin. Gjatë kontrollit në rrobat e tij është gjetur një substancë e dyshuar për narkotik. Më pas është bërë identifikimi i të njëjtit i cili rezulton të jetë me mbiemër Deliaj dhe me vendim të prokurorit të shtetit, ndalohet nën masën e arrestit policor.