Prizren: Policia arreston të dyshuarin B.M për armëmbajtje pa leje

15.12.2017 15:05:38

Gjatë një plani operativ, hetues policorë kanë arrit  te identifikojnë dhe te arrestojnë te dyshuarin B M dhe te sekuestrojnë një  armë të zjarrit pistoletë nr. serik 662528-1964 dhe një karikator me dy fishek. Gjatë mbledhjes së informatave për personin e dyshuar, policia ka arritur të sigurojë një informacion të besueshëm i cili bënte me dije se i njëjti posedonte një pistoletë. Gjatë intervistës i dyshuari i ka treguar policisë për armën e cila më pas është sekuestruar arma. Provat materiale dhe shkresat e lëndëve i kalojnë prokurorisë për procedura të mëtejme. Ne konsultim me prokurorin e shtetit rasti procedohet ne procedurë te rregullt.