Prizren, shënohet festa e Sulltan Nevruzit

22.03.2018 21:25:02

Dhjetëra besimtarë bektashianë nisën këtë rit me rrotullime karakteristike të festës ku përmes këndimeve te lutjeve bëhet thirrje për begati dhe paqe

Në teqen Rufai në qytetin e Prizrenit në Kosovë sot u bë dhikër në emër të festës së Sulltan Nevruzit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në teqen Rufai të Prizrenit sot në mënyrë tradicionale u kremtua festa e Sulltan Nevruzit, e cila njihet si ditëlindja e Hz. Aliut.

Adri Husein Shehu, i cili është shehu i teqes Rufai, tha se edhe këtë vit sikurse çdo vit tjetër e kremtojnë ditën e Sulltan Nevruzit, duke uruar një vit të mirë, me bereqet dhe lumturi. Ai po ashtu uroi që ky vit të sjellë lëvizje të lirë për qytetarët e Kosovës.

Dhjetëra besimtarë bektashianë nisën këtë rit me rrotullime karakteristike të festës ku përmes këndimeve të lutjeve bëhet thirrje për begati dhe paqe. Gjatë kësaj ceremonie u lexua edhe mevlud.

Sulltan Nevruz nga gjuha persiane do të thotë Ditë e Re dhe është festë tradicionale e lashtë iraniane, që konsiderohet si dita e parë e vitit dhe njihet si festë e cila shënon ditën e pranverës. Festa e Nevruzit kremtohet edhe në vende të tjera në botë.

Kjo ditë shënohet në teqe të ndryshme të Kosovës ku bëhet lutje për një të ardhme më të mirë.