Prizreni që dy ditë pa asnjë rast me koronavirus

28.05.2020 09:13:38

Në komunën e Prizrenit për dy ditë radhazi nuk është shënuar asnjë rast me koronavirus.

Kjo u bë e ditur nga drejtori i shëndetësisë në këtë komunë, Visar Shehu.

Kujtojmë se Prizreni është nder komunat me të prekura nga Covid-19, me 124 raste.

Postimi i plotë:

Sot, ne Komunen e Prizrenit jane bere 42 teste, te gjithe rastet jane gjurmime te kontakteve. Eshte dita e dyte radhazi qe nuk kemi asnje rast pozitiv me COVID-19.

Shpresoje te vazhdojme me kete trend edhe ne ditet ne vijim.