Procedohet penalisht studentja që i hodhi salcë ministres Nikolla, ja dënimi që rrezikon

18.11.2016 18:55:18

Mirela Ruko, vajza 24-vjeçare që i hodhi salcë në kokë ministres së Arsimit Lindita Nikolla, është proceduar penalisht nga Policia e Tiranës.

Studentja akuzohet për goditje për shkak të detyrës dhe prishje të qetësisë publike.

Sipas Kodit Penal, 24-vjeçarja rrezikon dënimin me 5 vite burg në rastin më të keq, ose dënim me gjobë.