Prof. dr. Muhamet Mustafa: Një polemikë joproduktive, në esencë e huqur

18.10.2016 09:52:31

Prof. dr. Muhamet Mustafa ka reaguar lidhur me polemikat që po bëhen si në kontekst të qëndrimit të Edi Ramës në Beograd dhe në Nish, ashtu edhe lidhur me çështjen “kosovar” apo “shqiptar”. Sa i përket kësaj të fundit, prof. dr. Muhamet Mustafa thotë se askush nuk ka nevojë të ndryshojë etninë. Ai, po ashtu, thotë se duhet dalluar etninë nga shtetësia, dhe ka ftuar që të kihet parasysh konteksti historik i krijimit të shtetit të Kosovës. Lidhur me qëndrimin e Edi Ramës në Beograd dhe në Nish, por njëherësh ka theksuar mungesën e duhur të një koordinimi ndërmjet qeverisë në Tiranë dhe në Prishtinë, mosangazhinin e duhur të qeverisë në Tiranë për çështjen e interkonjeksionit, si dhe ka theksuar rolin e madh të Tiranës për ndërtimin e hekurudhës ndërmjet shtetit shqiptar dhe Kosovës e që mund të vazhdojë edhe nëpër Serbi.

Ky është reagimi i plotë i prof. dr. Muhamet Mustafës:

“Mendoj se mënyra se si po artikulohen dhe diskutohen disa çështje ne marrëdhëniet ndërshqiptare  ( Kosovë – Shqiperi) është  esencë e huqur,  është joproduktive,  e panevojshme  dhe jashtë prioriteteve që kemi sot. Ky debat , nga një pjesë e analistëve andej e këndej , po injoron tërësisht kontekstin historik të krijimit të pavarësisë së Kosovës dhe shtetndërtimit të saj si një segment tejet të rëndësishëm i zgjidhjes së çështjes shqiptare . Shteti i Kosovës është  një real politikë e promovuar nga Rugova  në funksion të zgjidhjes së këtij problemi. Nuk ka aspak nevojë, e besoj edhe mundësi  që të sforcohet krijimi i kombit “Kosovar”, por ka nevoje që të bëhet me efekiv  ritmi i forcimit të  i shtetsisë  së Kosovës me simbole e të gjitha  të tjerat po.  Shtetasit e Kosovës , edhe shqiptarët edhe të tjerët nuk kanë nevojë ta ndrrojnë etninë.   Etnia dhe shtetësia megjithatë janë dy gjera te ndryshme  jo vetëm ne rastin tonë , po edhe në disa raste të tjera. Nuk pash diçka problematike në dekleratat e Rames në Beograd , përkundrazi. Në fakt Rama atje po demonstron edhe guxim dhe në një mënyre  edhe paralajmërim të faktorizimit të shqiptarëve.   Ajo që mungoi ishte ndoshta kërkesa e Rames që Serbia mos të bllokojë funksionimin se sistemit regjional energjetik që po godit Shqipërinë e Kosovën. Nuk shpoh diçka të keqe për të inicuar bashkëpunmin për ndërtimin hekurudhës Durrës – Prishtinë që pastaj vazhdon deri ne Beograd  ( ajo tanimë ekziston ne drejtimin e Kralevës). Edhe ky projekt faktorizon shqiptarët dhe resurset e tyre.  Por këtu investimet më të mëdha duhet ti bëjë Shqipëria dhe  se projekti nuk mund të bëhet pa Kosovën dhe kjo nënkuptohet. Kosova në fakt ka kërkuar që Shqipëria te jetë më aktive këtu.  Ajo që po mungon ne relacionet tona është pikërisht bashëkrenditja më e  madhe midis qeverive dhe kuvendeve tona për të evituar pengesat jo të vogla në bashkëpunimin ekonomik dhe realizimin e marrëveshjeve midis dy qeverive  për këtë. Do ta mirëprisja nëse presioni i analistëve dhe mediave do të ishte në këtë pikë.    Mendoj se temperatura e ngritur nga disa gazetar e analistë  këta muajt e fundit  rreth  përfaqësuesve në futboll apo kush kujt i ka bërë mirë dhe sherr  përgjatë njëqind vjetëve të fundit   është  bukur artificiale dhe produkt i tendence për  protagonizëm me  ( tentim për  te qenë në qendër të vëmendjes) me çdo kusht .   Po këto nuk janë tërësisht naive  dhe jo që nuk bëjnë dëm dhe jo që nuk shkojnë  në favor të atyre që i frikohen faktorizimit më të madh të shqiptarëve në Ballkan dhe punojnë  per ta penguar kete , njelloj  sikurse dhe  inkuadrimin e Malit te Zi   ne NATO!.”