prof. Migena ARLLATI: Përkushtim i përjeteshëm për një dashuri të pavdekshme

01.02.2019 16:36:34

Sapo doli nga shtypi vёllimi poetik “VRAGЁ MALLI” i autorit BESIM XHELILI (janar 2019).

“…se malli thyen edhe gurin e lёre mё burrin!”, thotё njё fjalё e urtё popullore shqiptare. E ҫ’mund tё themi nё kёtё kontekst pёr autorin Besim Xhelili dhe vёllimin e tij tё ri “Vragё malli”, njё libёr i mbushur me lirika tё ndjeshme pёr njё dashuri dikur tё fuqishme por tashmё tё larguar?!
Vepra e poetit Xhelili ka poetikё sepse ndёrtohet mbi ndjesi tё cilat janё rezultat i njё kohe tё lumtur, por pёr fat tё keq tashmё tё pёrfunduar, gjithsesi asesi tё harruar. Autori paraqitet i veҫantё duke na rrёfyer pa komplekse dhe pa drojё pёr emocione dhe ndjesi intime, tё cilat ai dikur i ka pёrjetuar ndryshe, ndёrsa sot tё gjitha ato janё veshur me petkun e largesёs, vetmisё dhe dalngadalё harresёs. Dashuria e refuzuar nxit njё tangente pambarimisht tё gjatё. Kjo tangente ёshtё ndjenja e mallit dhe kёsaj ndjenje do t’i referohet autori vazhdimisht gjatё tёrё vёllimit. 
Libri pёrmban dy cikle. Cikli i parё me lirika katёrvargёshe titullohet “Dihatje dashurie” ndёrsa cikli i dytё titullohet “Busull e prishur” dhe ka poezi shumёstrofёshe, me njё varg dhe metrikё tё pёrzier. 
Gjatё gjithё vёllimit na shfaqet njё konglomerat i tёrё ndjenjash. I viktimizuar nga dashuria e mohuar, ai tashmё ndjehet i braktisur, i pikёlluar, i gёnjyer, me zemёr tё etur, me shpirt tё ngrirё, mbushur mёrzi e brenga… Megjithatё poeti nuk i harron ёndrrat. Me shpirtin e tij krijues, nёpёrmjet ёndrrёs ai mban gjallё perceptimet e dikurshme, sa tё brishta aq edhe tё miklueshme, sa tё dёshiruara aq edhe tё ftohta. Me anё tё fjalёs ai kthehet nё vizatues tё dhimbjes qё e ka pushtuar, pasi ajo, vajza e zemrёs, pёrfundimisht refuzon ta dojё sёrish. Pёr tё, kjo ёshtё njё arsye madhore qё frymёzimi dhe ligjёrimi i tij poetik tё sundohen nga notat dramatike, ku ne na paraqitet pёrballё njё njeri skajshmёrisht i dashuruar por pa asnjё shpresё pёr ta realizuar atё ashtu siҫ do.
Dashnori poet beson nё njё ritakim, beson se njё ditё zemra do tё bёhet aq e fortё sa tё mundё dhjetёra arsyet pёr tё cilat vajza i rri larg. Ai ka njё dhe vetёm njё arsye tё madhe pёr tё qenё sёrish me tё: dashurinё: “Përsëri mërzitesh që më sheh të dobësuar / por, a s’kujton sa kohë pa të parë ka kaluar?/ Merre me mend si jam o e këndshmja serenatë / Thuaj kush të do më shumë se ky poet i ngratë?!“ (Poet i ngratё). Nga ana tjetёr ajo, si njё tirane e vёrtet, nuk jepet dhe nuk pёrfill dridhjet shpirtёrore tё djaloshit tё cilin e ka dashur aq shumё dikur: “Ç’të keqe gjete te unë moj e përkëdhelur / që tash këtë mërzi e brengë na ke sjellur?!/ Po unë ç’të keqe të bëra moj e lazdruar / që tash përjetë jemi të hidhëruar…?!” (Hidhёruar). 
Sado qё poeti mundohet t’i japё shtrirje vargut tё tij, gjithsesi vargu mbetet pa hapёsirё si pasojё e ndjenjёs sё cunguar. Dimensioni i kёsaj ndjenje tashmё i pёrket sё shkuarёs dhe si rrjedhojё edhe vargu poetik e trajton ndjenjёn dhe emocionin nё retrospektikё, ndёrsa sё sotmes s’i mbet tjetёr veҫse ndonjё fije shprese, si dhe ndonjё akuzё pёr prishjen e harmonisё qё ka shkaktuar ndarja. Si rezultat, pyetjet retorike nuk kanё si tё marrin pёrgjigje. Ato shprehin shumё por pa lejuar hapjen e njё perspektive.
Ёshtё e pamundur tё gjesh poet a krijues qё tё mos ketё shkruar pёr dashurinё. Dashuria si ndjenja subtile dhe mё e lartё emocionale ёshtё njёkohёsisht burimi kryesor i frymёzimit, sepse nё fund tё fundit, jeta nuk mund tё imagjinohet pa tё. Njё shprehje e lashtё sa vetё bota thotё: “Sekreti pёr tё jetuar sa mё mirё ёshtё: tё hani gjysmёn, tё ecni dyfish, tё qeshni trefish dhe tё dashuroni pa masё!”. Pra domosdoshmёrisht, dashuria ёshtё ndjenja qё frymёzon mendimet, nxit ndjenjat, shtyn tej veprimet dhe arrij tё bёjё mrekullira. Ndёrsa mungesa a largesa e saj e dёrgon njeriun deri nё fund tё pusit, nё njё gjendje qё ai s’do tё donte tё shihte as armikun mё tё madh. Ndaj poetin e gjejmё nё njё gjendje tёrёsisht tё degraduar kur thotё: “Nëse jeta m’ka shtypur e gëlltitur / kjo ndodhi sepse për ty u treta / po ti shpejt harrove sa t’kam pritur / gjersa u bëra qen i varreve t’shkreta…” (Qen varresh). I sakatosur, ai tashmё kёndon sonete tё zymta dhe betohet se do ta presё atё pa limit nё kohё, qoftё edhe atёhere kur tё dy tё jenё plakur. Kuptohet, tashmё kjo ёshtё fuqia e vetme qё i ka mbetur, qё e ushqen si uji e si buka. Me anё tё njё figuracioni tё lehtё e tё kuptueshёm, autori shpreh shumё rreth njё tёrёsie ndjenjash qё fillojnё e mbarojnё tek i njёjti person. Ai vulos qartё se: “…poezia për ty s’ka fund / siç s’ka fund kjo dashuri brenda meje…” Ndaj mbetet i pёrjetshёm pёrkushtimi dhe e pavdekshme ndjenja sё cilёs ai i kushton kaq shumё nga vetvetja. 
I gjithё vёllimi lexohet me njё frymё, duke na dhuruar pёrjetime sa tё kёndshme aq edhe tё dhimbshme, tё cilat vetёm njё zemёr e dashuruar ka fuqinё t’i zbёrthejё apo t’i pёrkthejё nё njё domethёnie konkrete.