Profesori i Universitetit të Columbias thirrje Donald Trump: Gjadri të bëhet bazë e NATO-

13.12.2016 10:14:27

Profesori i Universitetit të Kolumbias në SHBA, David Philips, shkruan në një koment në të përditshmen “Huffington Post” se, Shqipëria dhe Kosova duhet të shihen si aleatë të besuar të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s.

Ai shprehet se, në kushtet e rrezikut rus dhe paqëndrueshmërisë së Turqisë si aleate, NATO mund të ngrejë një bazë të rëndësishme në Gjadër (Lezhë) të Shqipërisë.

“Baza Ajrore e Gjadrit në Shqipëri do të mund të zgjerohet për të plotësuar objektivat e reja të NATO-s. Zgjatjen e pistës dhe infrastruktura e përmirësuar do ta bëjnë Gjadrin një pistë ajrore luftarake plotësisht të gatshme për operacionet në Lindjen e Mesme, apo për të mbrojtur anëtarët e NATO-s”,- shkruan në komentin e tij, Philips.

Këtë sugjerim, Philips ia ka drejtuar dhe presidentit të sapozgjedhur të SHBA-ve, Donald Truymp, të cilit i kërkon që të kthejë sytë nga “aleatët e sigurtë” të SHBA-ve, siç janë Shqipëria dhe Kosova.