Profili komunikativ i Avdullah Hotit po e dominon debatin publik: pozitiv, kritiko-racional, bindës dhe i qartë

30.05.2017 11:15:14

Nga Rexhep Kastrati

Avdullah Hoti si ekonomist, por edhe si ministër i Financave gjithnjë është shpërfaqur në një profil teknokrati që është i përkushtuar për punën dhe për realizimin e përgjegjësive qeverisëse. Në aspektin e komunikimit me publikun, Avdullah Hoti ka qenë shumë aktiv në rrjete sociale, por edhe këtu larg paraqitjes emocionale, vulgare, arrogante dhe tribale, siç bëjnë zakonisht injorantët politikë, populistët dhe ata që me vite kanë synuar pushtimin e LDK-së me fotomaontazhe, retorika populiste dhe hiperbolizuese të heroizimit të kriminelëve dhe të atyre që u munduan që brenda saj të instalonin nivelin politik të Ramush Haradinajt dhe të sërës së tij. Jo, Avdullah Hoti asgjë të përbashkët me këto nuk ka pasur në parqitjet e tij komunikative në rrjetet sociale, por gjithë paraqitja e tij ishte tekniko-profesionale me terma kryesisht të fushës ekonomike. Pra, profili publik i Avdullah Hotit, së këdejmi edhe komunikimi publik i tij, ruante intelektualizmin, shkencësinë, qasjen kritiko-racionale dhe profesionale, dhe ishte modeli komunikativ jopoulist, edhe pse shumë masiv dhe i shpeshtë. Kjo do të thotë se rasti i Avdullah Hotit është rasti shkollor që dëshmon se mund të jesh komunikativ, mund të jesh dinamik dhe intensiv në komunikimin publik, por pa qenë populist. Nëse do të shpreheshim me teorinë e recepcionit të Hans Robert Jausit, mënyra e recepcionit (transmetimit) nga ana e Avdullah Hotit kishte përcaktuar edhe mëynrën e percepcionit (pranimit) nga ana e opinionit publik, pra kishte ndikuar në krijiminn e një raporti pozitiv receptim/perceptim, përkatësisht ndërmjet receptorit, në këtë rast Avdullah Hotit, dhe perceptorit – opinionit publik, e që kishte bërë që të kishte bërë të kishte një raport afrimiteti dhe pranueshemërie pozitive të ndërsjellë. Së këndejmi, edhe pati një relaksim, pati një entuziazëm dhe poitivitet kur Avdullah Hoti u caktua të jetë kandidat i LDK-së për kryeministër. Madje edhe derisa përfoleshin emrat e personaliteteve të ndryshme të LDK-së si kandidatura të mundshme për kryeministër, ka pasur një disponim të madh që pikërisht Avdullah Hoti të jetë ai që do ta kryesojë listën e LDK-së për kuvendarë dhe të jetë kandidat për kryeministër. Caktimi i tij përfundimtar si kandidat ka bërë opinionin në tërësi të jetë më i relaksuar dhe të reagojë më me pozitivitet, e që po shpërfaqet në optimizmin dhe krijimin e një uniteti politik te mbështetësit e LDK-së dhe të atyre që janë lodhë me retorika populiste që kanë bërë edhe dhunë akustike gjatë vietve, që kanë bërë edhe dhunë fizike dhe që kanë sjpërfaqur nivele të larta të marrëzisë dhe të tribalizmit vulgar. Dhe Avdullah Hoti që në start ka pasur një përparësi, një fitore fillestare politike, sepse që në fillim ka bërë diferencën me gjithë të tjerët në kuptimin e reflektimit të energjive pozitive dhe përbashkuese. Dhe kjo fitore fillestare erdhi duke u rritur gjatë debateve me qytetarë, kur edhe ka rritur ndjeshëm afrimitetin dhe pranueshmërinë me opinionin publik, sepse tashmë ligjëratat e shkruara kanë marrë dimensione më të larta në nivelin e ligjëratave foljore. Gjatë këtyre bashkëbisedimeve me qytetarë, Avdullah Hoti e ka ruajtur pofilin e teknokratit që mëton të përbashkojë njerëzit nëpërmjet një ligjerate të argumentuar, të qartë dhe bindëse, por edhe duke e kthyer në vëmendjen  e opinionit një shpjegim kritiko-racional të thelbit të rugovizmit: shtet ligjor, zhvillim ekonomik dhe raporte të forta me demokracitë perëndimore. Dhe kjo po u pëlqen mbështetësve të LDK-së, si brezit të Ibrahim Rugovës, siç po shprehet vetë Avdullah Hoti, edhe brezin e Republikës, siç është shprehur prsidenti Rugova. Në këtë kontekst, Avdullah Hoti e ka fituar debatin me populizimin, me retorikën që vazhdon të bazohet në manipulimin emocional të turmave në emër të UÇK-së, por edhe duke e vazhduar tendencën e keqpërdorimit të emrit dhe filozofisë politike të presidentit Rugova. Me ligjëratat e tij politike, ekonomike dhe me frymën optimiste dhe përbashkuese që po reflekton, Avdullah Hoti po dëshmon se rugovizmi nuk është manipulim, se rugovizmi nuk është maskë e maskarenjve, po dëshmon se është aktual dhe i rëndësishëm edhe sot e gjithë ditën, se rugovizmi është përgjegjshmëri për fjalën e thënë, përgjegjshmëri për veprimin që kryen, përgjegjshmëri për interesat strategjike të vendit, përgjegjshmëri për zhvillim ekonomik, përgjegjshmëri për të forcuar marrëdhëniet me aleatët strategjikë. E Kosova ka nevojë për shkallë të lartë përgjegjshmërie, shoqëria jonë ka nevojë për shkallë të lartë përgjegjshmërie dhe në këtë mënyrë të arijë të riparojë dëmet që ka shkaktuar populizmi dhe tribalizimi që edhe injorantin e bën të jetë në skenë, që edhe kriminelin e nxjerr njeri të ligjit, që edhe rekrutin shqiptar të agjenturave kundërshqiptare e nxjerr patriot dhe vëmendjen e njerëzve mundohet ta përqendrojë te çështje manipulative, e jo te interesat strategjike të vendit dhe të qytetarëve. Një personalitet për t’u bërë lider duhet të ketë personalitetin e fortë (e jo domosdoshmlisht muskuj se nuk del në ring boksi), të ketë aftësinë, vullnetin dhe vendosmërinë për të marrë përpsipër përgjegjësi të mëdha për fatet e vendit; një personalitet për t’u bërë qeveritar i mirë duhet të ketë një njohuri të thellë në punët e shtetit, të ketë një aftësi për të strukuruar interesat e qytetarëve dhe të shtetit, aftësi për të përcaktuar politika qeverisëse funksionale dhe pozitive, që të jetë një drejtues dhe bashkërendues të të gjitë sektorëve qeverisës. E Avdullah Hoti ka dëshmuar se i ka këto dhe me emër të Zotit dhe me mbështetje qytetare, do të mund të dëshmojë se është zgjedhja më e mirë për vendin dhe për qytetarët.