Programi që do të qeverisë kryeministri Hoti është programi më i mirë, tha Kusari-Lila në Prizren

02.06.2017 19:06:26

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila gjatë fushatës në Prizren të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ka ftuar qytetarët atje që me 11 qershor mos të kthehen në makinë votash.

Kjo sipas saj, ata që kanë qeverisur me vendin deri tash, dhe që qeverisin më Prizrenin vetëm i kanë shfrytëzuar ata për vota.

“Në njërën anë e keni një koalicion të territ në anën tjetër atë të shpresës”, ka thënë Lila para prizrenasve.

Kusari-Lila ka ftuar qytetarët që më 11 qershor të votojnë me tru e jo me zemër.

“Dilema e 11 qershorit, është progresi dhe regresi, nuk ka të ndërmjetme”, ka thënë ajo.

Më pas ka ftuar qytetarët atje që të mos bien pre e iftareve që dikush mund të shtrojë gjatë kësaj fushate.

“Në Ramazan mund të ju ofrojnë edhe iftare, por ato janë trosha nga zhvatja dhjetë vjeçare që i kanë bërë shtetit”, ka pohuar Kusari-Lila.

“Me 12 qershor është dita e fitores. Mos pranoni që të vuani për katër vjet. Programi që do ta qeveris kryeministri Hoti, është programi më i mirë”.

Kusari – Lila ka thënë se qeveria ra për një ditë, me arsyetimin se në parlament nuk u votua demarkacioni.

“Ata që quajnë veten trima u munduan që ta kontrabandojnë ligjin për ushtrinë, por e sollën dhe u tërhoqën”, ka theksuar ajo.

“Ata nuk janë trima, janë frikacak dhe oportunist”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka thënë se njëri koalicion është për shtet – LDK-AKR-Alternativa, kurse koalicioni kundërshtar  është për pushtet.

“Votoni për shpresën, për të sotmen dhe të ardhmen e mirëfilltë”, ka përfunduar ajo.