Projektrezoluta PDK – LDK për Nehat Thaçin

12.10.2016 11:58:48

Armend Zemaj, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës ka prezantuar rezolutën e propozuar nga partitë e koalicionit qeverisës, për lirimin e nënkolonelit Nehat Thaçi në Serbi.

Këto janë pikat e draft-rezolutës të prezantuara nga deputeti Zemaj, përcjell Telegrafi:

1. Bashkimi Evropian të reagojë në lirimin e Nehat Thaçit.

2. Për rastin e arrestimit të Nehat Thaçit, lirimi i tij të bëhet përmes zyrë së Mogherinit përfaqësues i lartë i BE-së. (kjo ka dal edhe nga dy shkresat që iu janë dorëzuar zyrave tona ndërkombëtare që janë në Kosovë zyrës së BE-së dhe zyrës së EULEX-it nga ministritë e linjës që dje janë paraqit këtu).

3. Qeveria e Republikës së Kosovës t’i bëjë me dije BE-së se veprimet e tilla të Serbisë në raport me institucionet dhe qytetarët e Kosovës po e rrezikojmë thellë përmirësimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi në mes dy vendeve duke na detyruar në reciprocitet.

4. Misioni i EULEX-it të deklarohet për rastin e Thaçit njëherit kërkojmë angazhim të drejtpërdrejtë si mision me kompetenca të veçanta.

5. Kërkojmë nga Interpoli që policia e Kosovës të bëhet pjesë e kësaj organizate njëherit insistojmë që fletarrestet politike të largohen nga sistemi i tyre ligjor.