Prokurorët e PSP-së largohen nga Ohri

11.02.2017 18:42:13

Hetuesit e PSP-së të cilët kanë hetuar donatorët privat të OBRM-PDUKM-së janë larguar nga Ohri. Këtë informacion për 24Vesti e vërtetoi funksionarë i lartë i OBRM-PDUKM-së, ndërsa sipas 24Vesti prokurorët me vete kanë marrë regjistrat e deklaratave të dëshmitarëve dhe të atyre që janë marrë në pyetje.

Deputeti i OBRM-PDUKM Ljuben Arnaudon në linjë telefonike ka thënë se do të mbetet në qëndrimin e njëjtë dhe se nuk do të pranojë ftesën për marrje në pyetje dhe do të mbrohet në heshtje.