Prokuroria e Vlorës sekuestron 500 mijë metra katrorë tokë në Ksamil

10.12.2016 13:42:39

Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar rreth 500 mijë metra katrorë tokë kullotë në Ksamil, Sarandë, e dyshuar se është përfituar nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar nga trashëgimtarët e ish-pronarit Resul Piro.

Prokuroria e Vlorës nisi hetimin, në bazë të materialit të referuar nga ana e Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Në bazë të veprimeve hetimore të deritanishme, Prokuroria ka krijuar dyshime të arsyeshme se kjo sipërfaqe tokë pranë bregut është përfituar, duke fallsifikuar dokumentat e pronësisë, si edhe duke fallsifikuar një vendim gjykate të vitit 1996. Në bazë të të dhënave të siguruara nga hetimi, Prokuroria e Vlorës paraqiti kërkesën për sekuestron të këtij trualli, kërkesë e cila u pranua.