Prokuroria franceze akuzon Fillonin për keqpërdorim të fondeve publike

14.03.2017 16:51:53
Kandidati francez për president, Francois Fillon është vënë edhe formalisht nën hetim për keqpërdorim të fondeve publike.

Informacioni është konfirmuar edhe nga prokurorët, të cilët kanë thënë se gruaja dhe fëmijët e kandidatit kanë marrë fonde për një punë të rreme, shkruan The Guardian.

Prokurorët kanë njoftuar se ai është i akuzuar për marrjen e pagave nga keqpërdorimi i fondeve publike, dhe deklarimi i rremë i pasurisë, transmeton lajmi.net.

Para më shumë se gjashtë javësh ka shpërthyer skandali në Frncë, ku u tha se gruaja e Fillonit kishte marrë rreth 680.000 euro për një punë të rreme në parlament, për një periudhë 15 vjeçare.

Fillonit kjo i ka kushtuar pasi sondazhet tregojnë se ai nuk do të mund ta sigurojë as raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.