Prokuroria Publike: Është formuar lëndë për votimin e shfuqizuar në Gostivar

17.12.2016 12:44:23

Prokuroria Publike e Maqedonisë, njoftoi se po vepron në mënyrë aktive rreth të gjitha lëndëve që lidhen me parregullsitë zgjedhore, të cilat janë formuar në periudhën parazgjedhore dhe në ditën e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë drejtim, Prokuroria Themelore Publike – Gostivar pas thashethemeve ka formuar lëndë dhe për akuzat e parashtruara në seancën e djeshme të KSHZ-së në vendvotimin 0396/1 në Gostiva, për pohim të një personi se nuk i është mundësuar e drejta e votës, sepse dikush tjetër ka votuar në emër të saj. Prokurori kompetent i verifikon akuzat e votueses në lidhje me pohimet e dhëna. Lëndë e verifikimit është edhe nëse dikush i ka përdorur dokumentet e saj, me lejen e saj”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.