Prokuroria Publike nis hetimin ndaj Lëvizjës BESA

03.02.2017 22:07:00
Sektori për Krim të organizuar në Prokurorinë Publike Shkup po heton financimet paraprake të paligjshme të procesit zgjedhor ndaj disa OJQ-ve dhe partisë politike Lëvizja BESA, mëson Nova TV nga burime të lartë hetuese që për shkak të sigurisë personale kanë kërkuar të mbeten anonim, transmeton TetovaSot.
Bëhet fjalë për organizata joqeveritare të financuara nga donatorë të huaj si qeveria amerikane dhe qeveritë e tjera të vendeve perëndimore dhe fondacioni “Instituti Shoqëria e hapur”.

Lënda është formuar në mes të 20 dhe 30 dhjetor, menjëherë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ose tre ditë pas shpalljes së partisë politike VMRO-DPMNE, e cila paralajmëroi luftë me sektorin joqeveritar, është formuar edhe subjekti deri tek MPB nga ana e Komisionit Anti-Korrupsion.

Në procedurën paraprake janë përfshirë poste të larta të sigurisë në polici dhe drejtori i Byrosë për siguri publike koordinon ekipin nga disa institucione.

Nova nuk arriti të marrë përgjigje nga institucionet përkatëse.