Prokuroria speciale ngre akuzë ndaj Thaçit dhe Veselit

24.06.2020 16:35:45

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur aktakuzë ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit për krime lufte

“Aktakuza është vetëm një padi penale e cila është rezultat i një hetimi të gjatë dhe dëshmon vendosmërinë e ZPS-së se mund t’i provojë të gjitha akuzat jashtë dyshimit të arsyeshëm. Një gjykatës i procedurës paraprake i DHSK-së është duke e shqyrtuar Aktakuzën për të vendosur nëse do t’i konfirmojë akuzat”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Prokurorit Special në Hagë.