Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj një ish-kryetar komune dhe 8 zyrtarëve tjerë

13.02.2017 15:26:20

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngrituar aktakuzë ndaj 10 personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion.

Në një njoftim të dërguar për media nga ky institucion thuhet se veprat penale kanë të bëjën me keqpërdorimin e pozitës apo autoritetit zyrtar, dhënia e ryshfetit, ushtrimi i ndikimit dhe punimet ndërtimore të kundërligjshme, transmeton lajmi.net

Në mesin e të akuzuarve është edhe një ish kryetar komune, tetë zyrtarë tjerë të asaj komune dhe një ndërtues, e që sipas prokurorisë ata kanë shfrytëzuar pozitën e tyre për të përfituar në mënyra të ndryshme në dobi personale.

Të akuzuarit janë: SH.B., N.Z., H.G,. M.S,. F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K.,.

“Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit”, thuhet në njoftim.

Lexo komunikatën e plotë:

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 10 personave për vepra penale që ndërlidhen me korrupsion

Prishtinë, 13 Shkurt 2017 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë, pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër dhjetë (10) të pandehurve për veprat penale: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 i KPRK-së”, Dhënia e Rryshfetit nga neni 344 paragrafi 1 të KPK-së, Marrja e Ryshfetit nga neni 343 paragrafi 1 të KPK-së, dhe Ushtrimi i ndikimit nga neni 345 paragrafi 1 të KPK-së, Punimet ndërtimore të kundërligjshme nga neni 294 paragrafi 1 të KPK-së.

Të akuzuarit janë: SH.B., N.Z., H.G,. M.S,. F.R., H.V., E.R., B.R., D.A., B.K.,.

Ne mesin e të akuzuarve është një (1) ish Kryetar Komune dhe tetë (8) zyrtarë tjerë të asaj Komune si dhe një (1) ndërtues. Për të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë në kod, se në cilësinë e personave zyrtarë kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtarë, ku kanë tejkaluar autorizimet e tyre, gjithnjë me qëllim që të përfitojnë çfarëdo dobie për vete apo për të tjerët dhe me këtë duke i shkaktuar dëm tani të dëmtuarave: komunës në fjalë dhe ndërmarrjeve shoqërore nën menaxhimin e AKP-së, ne atë mënyrë që duke vepruar në bashkëkryerje me dashje direkte, në mënyrë të kundërligjshme, kanë nxjerrë vendime, me të cilat fillimisht kanë eksproprijuar dhe më pas kanë tjetërsuar pronat shoqërore dhe pronat komunale, me qëllim të eksploatimit të xehejes së nikelit. Te njëjtit akuzohen edhe për një varg shkeljesh dhe keqpërdorimesh tjera të kryera me dashje, të përshkruara si në aktakuzë.

Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendor i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurit, për veprat penale që akuzohen, t’i shpallë fajtor dhe t’i gjykojë sipas ligjit.