Prokurorja e Republikës, Laura Pula: Kemi të angazhuae 100 prokurore që vota e qytetarit të jet e sigurtë

24.05.2017 12:33:42
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe në këto parlamentare, pritet që të angazhohen një numër i madh i përfaqësuesve të organeve të drejtësisë. Prokurorja e Republikës, Laura Pula ka konfirmuar se në zgjedhjet e 11 qershorit pritet të jetë një numër i madh i prokurorëve të cilët do të angazhojen intenvizivisht për ‘mbrojtjen e votës.

“Prokuroria ka ndërmarrë gjitha hapat për këto zgjedhje. Kemi të angazhuae 100 prokurore dhe numër të catkuar për të siguruar efikasitet për mbrojtje e votës së qytetarit”, ka thënë ajo me rastin e organizimit të Programi Orientues për Policinë e Kosovës dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ajo, poashtu theksoi se Policia e Kosovës dhe KQZ do të merren saktësisht me mbarvajtjen dhe sigurinë e shtetit ndërsa Prokuroria për mbrojtjen e votës së qytetarit. Prokurorja Pula poashtu falenderoi edhe mediat për raportimin e kësaj gare zgjedhore.