Pronari që ia preu veshtë qenit, gjeti një arsyetim shumë të çuditshëm (Foto)

30.07.2016 19:18:52

Një burrë nga Wrexhami i Walesit, është gjetur fajtor që ia ka prerë qenit veshtë, në mënyrë që ta bënte më të ‘egër’ për dyluftime.

Christopher Griffiths është zbuluar, pasi fqinjët e kanë dëgjuar kafshën duke lëshuar zëra nga dhimbja, ndaj e kanë telefonuar Policinë.

Kur është paraqitur në Gjykatë, ai e ka dhënë një dëshmi të rrejshme dhe të çuditshme, në përpjekje për të mohuar prerjen e veshëve.

Ai ka thënë se i ka hyrë ë shtëpi një hajn, që e ka rrahur duke e lënë pa ndjenja, dhe pasi është zgjuar e ka parë qenin e prerë dhe të gjakosur. Por, hetuesit kanë gjetur se askush nuk i ka hyrë atij në shtëpi, ndërsa të gjitha faktet tregojnë se ai e ka kryer ndërhyrjen, sepse merrej me luftëra të qenve.

Burri që dyshohet të ketë kriza mentale, është dënuar për mizori mbi kafshë dhe shkaktim të lëndimit të qëllimshëm, por ende nuk i është dhënë dënimi.

Në anën tjetër, qeni me ngjyrë kafe është shëruar dhe ka gjetur një familje që po e strehon.

Pronari që ia preu veshtë qenit gjeti nje arsyetim te çuditshem foto 2Pronari që ia preu veshtë qenit gjeti nje arsyetim te çuditshem foto 3Pronari që ia preu veshtë qenit gjeti nje arsyetim te çuditshem foto 4