Propozimi për hapjen e kufirit me Shqipërinë është punë me sherr!

10.05.2019 11:42:23

Nga Ahmet Asani
Në fakt qëllimi i Beogradit nuk ēshtë as korigjimi i kufijëve e as shkembimi i disa komunave veriore të Kosovës me Luginën e Preshevës, por është zhbërja e shtetit te Kosovës! Nëse zhberja e shtetit të Kosovës nuk arrihet në emër të “Bashkimit me Shqipëri” (lexo: ndarjes e coptimit të Kosovës) atëherë Serbia do të provoj ta jetësojë “Republikën Serbe” në Kosovë! Një Krijese e Serbisë brenda Kosoves, që do të administronte Trepçën, Artanën, Ujmanin, Brezovicen dhe tokat e kishave e manastireve, me te drejta te administrimit eksteritorial te Beigradit mbi to, do te ishte tumorr vrastar për Kosoven! Nëse ne keto momente historike Kosoves i duhet patjetër të hapet ndaj ndonjë shteti fqi, ateherë mendoj se mirë i bie qe Kosova s’pari ti hap kufijt me Maqedoni se sa me Shqiperi!