Propozohet blerja e një helikopteri mjekësor për situata të jashtëzakonshme

08.01.2017 13:31:14

Drejtori i Emergjencës, Bastri Lenjani ka propozuar blerjen e një helikopteri mjekësor apo siç njihet Ambulancë ajrore, për t’iu dalë në ndihmë personave që ndodhen në zona të thella malorë në kohë kur ka situata të jashtëzakonshme.

Lenjani ka sqaruar se shumë vende malore në këtë kohë me borë nuk ka mundësi të shkohet me vetura, prandaj, ka propozuar blerjen e helikopterit.

“Vaj halli për të sëmurët në viset malore, kush kujdeset për nënat shatëzënë, fëmijët, të moshuarët ?…… Edhe ata janë qytetarë të Kosovës, mungesa e kujdesit mjekësor elementar rrezikon jetën e tyre, është e pajustifikueshme si të arrihet aty ku nuk mund të arrijë ambulanca mjekësore dhe këmba e njeriut….. Mendoni pak më ndryshe Ambulanca ajrore, bën zgjidhje praktike dhe lehtë të deportohen në zonat me thella të vendit…”, ka thënë Lenjani, shkruan Gazeta Express.

“Ambulanca ajrore – Heliokopteri mjekësor i domosdoshëm dhe ide e kahmotshme por të paintresuar për këtë komponent…akteret…të mendojmë pak me ndryshe që të jemi pranë njerzëve tanë në zonat më të largëta… ata kanë nevojë për ndihmën tone si në; veshmbathje, ushqim dhe ne kujdes mjekësor elementar..”, ka shtuar ai. ]

Sipas tij, blerja e helikopterit mjekësor do të ndikonte që mjeku të depërtojë edhe në vendet malore dhe t’iu ofrohet ndihma mjekësore edhe kategorive të rrezikuara.

“Kosova nga mesnata, nga sot duke filluar mbeten të bllokuar, shumë nga sot duke filluar qytetete, rrugë lokale, regjionale magjistrale, fshatra, dhe autostrada kryesore e vështirë për qarkullim, që lidh periferinë me Prishtinën dhe qytet tjera të Kosovës , shtuar këtu dhjetëra rrugë të tjera sërish të bllokuara për shkak të kushteve të jashtëzakonshme të motit, pa harruar komunikavionin hekurudhor dhe ajror Në shumë zona më të largëta mbeten të bllokuara, pa rrugë lokale, regjionale përshkak të reshjeve të mëdha të borës e cila arrin deri në dy metra, me erëra deri në 50 -70 kilometra në orë dhe me shikueshmëri më pak se një metër”, ka shtuar ai.