Protesta/ Basha: Ne zgjodhëm njerëzit, i vumë kryqin qeverisë-bandë!

15.04.2019 13:45:17

Dy ditë pas protestës së 13 prillit para Parlamentit dhe Kryeministrisë, Lulzim Basha me një postim në Facebook ka treguar mbështetjen për pjesëmarrësit në tubim dhe ka theksuar se populli e ka bërë zgjedhjen e tij.

Sipas kreut të PD, njerëzit tashmë kanë vendosur të sfidojnë qeverinë-bandë dhe do ta largojnë kryeministrin hajdut, siç e cilëson ai Edi Ramën.

“Ne e kemi bërë zgjedhjen: me njerëzit kundër një qeverie-bandë dhe kryehajdutit të saj që pasi i ka vjedhur dhe braktisur, tani i dhunon dhe i helmon ata! Ky kryeministër hajdut është kapur duke vjedhur shqiptarët dhe duke blerë votat e tyre bashkë me krimin”, shprehet Basha.

Sipas tij populli i ka vënë kryqin kësaj bande hajdute dhe nuk do të ndalet, duke iu përgjigjur në të njëjtën monedhë pasi qeveria-bandë u vuri kryqin shtëpive të shqiptarëve dhe të ardhmes sonë europiane.