Shqipëri/ Protesta e 16 shkurtit, Kryemadhi takohet me Ambasadorët e BE-së

08.02.2019 13:17:07

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi zhvilloi sot një takim me Ambasadorët e Bashkimit Europian. Takimi vjen pikërisht një javë përpara protestës së 16 shkurtit nga opozita. Takimi zgjati përreth 2 orë dhe Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Në fokus të diskutimit të tyre mendohet të jetë njohja e Ambasadorëve me shqetësimet që opozita ka kundrejt qeverisjes dhe procesit të zgjedhjeve. Pavarësisht kësaj deri më tani nuk ka asgjë zyrtare.