Protesta e 26 majit, thirrja e LSI-së: Është koha e qytetarëve!

23.05.2018 15:34:33

Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama deklaroi sot në një konferencë për mediat se mesazhi kryesor i protestës së të shtunës është humbja e legjitimitetit të kësaj mazhorance.

Luan Rama tha se angazhimi qytetar dhe protesta do të tregojnë se kjo qeveri nuk përfaqëson më shumicën e shqiptarëve dhe theksoi se tashmë është koha e qytaterë, duke iu referuar protestës së 26 majit të organizuar nga opozita.

Rama ka akuzuar shumicën për një qëndrim të njëanshëm dhe me arrogancë, që ka cuar në rrënimin e parlamentarizmit.

“LSI do të jetë nesër pjesë e seancës me seriozitetin dhe përgjegjësitë e grupit tonë në kuvend. Edhe në seancën e nesërme shfaqet e njëjta shfaqje e maxhorancës, rrënimi i parlamentarizmit, pasi nismat janë të njëanshme dhe shprehje e arrogancës dhe autoritarizmit. Jemi në një situatë kritike të zhvillimeve politike në vend, kur do të duhej që shumica, por gjithë klasa të demonstronte qëndrim unik për të mbërritur te celja e negociatave, maxhorancja vjën në mënyrë të njëanshme me qëndrimin e vet. Ndaj duhet pjesëmarrje dhe reagim në mitingun e 26 majit, por duhet kthyer në sjellë konstante për ballë papërgjegjshmërisë. Maxhoranca është konfirmuar e rënë dhe shfaqet kundër interesit qytetar dhe publik, është koha e qytetarëve. Çfarëdolloj qajse tjetër nuk bën më efekt, i vetmi efekt është protesta dhe lëvizja qytetare”- tha ai.