Protesta e radhës e PD, të shtunën në orën 12:00 tek “Dëshmorët e Kombit”

06.05.2017 14:26:02

Demokratike zhvilloi paraditen e sotme një mbledhje me strukturat e PD, ku u vendos që protesta e radhës e Partisë Demokratike të mbahet të shtunën e 13 majit, në orën 12:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Në fjalën e tij me protestuesit e PD përpara kësaj mbledhjeje Basha ripërsëriti qëndrimin e palëkundur të demokratëve për një qeveri teknike që sipas Bashës do ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Protesta e paralamëruar nga PD për t’u mbajtur në Kavajë ‘dështoi’ pas vendimit të Kryeministrit Edi Rama për të tërhequr kandidatin e vet në Kavajë duke sjellë kështu shtyrjen e zgjedhjeve.