Protesta e studentëve, delegacioni i BE-së: Koha për dialog

18.12.2018 19:40:26

Delegacioni i BE-së në Tiranë ka reaguar për protestat e studentëve. Në një reagim në Facebook, BE thotë se protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. BE bën thirrje për dialog për zgjidhjen konkrete të kërkesave.

“Protestat paqësore të studentëve në Shqipëri janë një shprehje e shëndetshme e demokracisë. Ekziston një konsensus i gjerë publik në shoqërinë shqiptare lidhur me kërkesat e tyre. Studentët bëjnë thirrje për standarde më të mira arsimore.

E drejta për arsim është qendrore në çdo shoqëri. Ashtu siç është lufta kundër korrupsionit.
Tani është koha për të ndërtuar një dialog që siguron që këto kërkesa të përkthehen në zgjidhje konkrete dhe praktike”, deklaron delegacioni i BE-së.