Protesta në Okinawa kundër bazës ushtarake amerikane

18.03.2019 11:09:05

Protesta e banorëve në ishullin Okinawa, në jug-perëndim të arkipelagut japonez, vazhdon kundër lëvizjes së bazës ushtarake amerikane. Gjatë fundjavës rreth 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë në kryeqytetin Naha për të kërkuar respekt për dëshirat e banorëve të shprehura në referendumin e fundit: heqja e transferimit të operacioneve nga baza ajrore aktuale e Futenma në lagjen Henoko.