Protesta/ Rrëzohet gardhi metalik, hidhen tymuese drejt Kryeministrisë (VIDEO)

16.03.2019 13:19:40

Protestuesit e opozitës me në krye liderin e PD, Lulzim Basha pas nisjes zyrtare të protestës, kanë nisur të rrethojnë Kryeministrinë, duke ecur përreth gardhit të ndërtuar nga policia.

Në një moment në pjesën e pasme të godinës, shumë pranë Piramidës janë shënuar tensione, pasi protestuesit kanë rrëzuar në tokë gardhin metalik.

Gjithashtu një motor policie është parë përtokë.

Pas rikthimit poshtë zyrës së Edi Ramës, protestuesit që shoqëruan Bashën kanë hedhur shashka dhe qese me bojë në drejtim të Kryeministrisë.