Protestat dhe pakënaqësit kunder Qeverisë Rama vazhdojnë: PS-PD-LSI, s’ka Shqipëri por ka tre tepsi

16.03.2019 11:40:38

Në sheshin “Skënderbej” dhe bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë duke u mbledhur protestuesit e parë të opozitës për tubimin masiv që do të ndodh para Kryeministrisë.

Ende s’janë parë parullat e kësaj proteste, por një qytetar poshtë zyrës së shefit të qeverisë Edi Rama, ka zgjedhur një formë origjinale për të protestuar kundër të 3-ja partive kryesore.

“Shoqëria Civile: PS, PD, LSI s’ka Shqipëri, por ka tre tepsi”, shkruhet në pankartë, ndërsa mbi kokën e protestuesit ka edhe 3 tepsi.