Protestat në SHBA, Trump: Të padrejta, janë nxitur nga media

11.11.2016 19:44:15

Kanë hyrë në ditën e dytë të tyre protestat pas zgjedhjes së Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndonëse në masë më të vogël.

PROTESTAT 2Turmat e mbledhura përbëheshin më së shumti nga të rinj të cilët thonë se presidenca Trump do të krijojë ndarje të thella racore dhe gjinore.  Donald Trump ka reaguar në Twitter në lidhje me këtë çështje, duke i cilësuar ato si tepër të padrejta dhe se janë nxitur nga mediat

pORTESTAT“Sapo patëm një proces zgjedhor dhe të  suksesshëm dhe të hapur. Tani protestuesit profesionalë , të nxitur nga mediat po protestojnë. Shumë e padrejtë”, shkruan Trump.  Portland, policia raporton se protesta duhet të konsiderohet si rebelim, pasi demonstruesit të pajisur me sende të forta, shkatërruan ambiente publike. Në Minneapolis nuk pati raportime për protesta të dhunshme, por demonstruesit bllokuan përkohësisht një autostradë ndërshtetërore në të dyja drejtimet. Turma të vogla u mblodhën edhe në Philadelphia, Baltimore, Chicago e New York.