Protestë shkollash dhe psikologësh më 23 shtator

08.09.2016 12:03:37

Shkollat pa psikolog dhe psikologët pa punë do të protestojnë më 23 shtator para Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Në një njoftim që është shpërndarë në rrjetet sociale thuhet se: “Si organizatorë të kësaj proteste dhe iniciative kemi vendosur datën 23 shtator nga ora 11:00, si ditë të protestës.

Do të shkojmë të gjithë të bashkuar për të protestuar para MASHT-it për të kërkuar të drejtën tonë për punësim.

Presim përkrahje prej të gjithë juve në ditën e protestës që zëri ynë të dëgjohet dhe të bëhet zgjidhje për kuadrin tonë, të cilët po diplomojnë, po fillojmë master e prapë pa punë”./Telegrafi/

14212772_10210464061215781_4972191892348240174_n (1)