Sot organizohet aksioni simbolik “PROTESTOJ” para selisë së PDK-së

15.08.2016 10:06:05

Sërish sot do të organizohet një aksion simbolik nga qytetarët e Kosovës për të kundërshtuar veprimet e disa politikanëve, që pasqyrohen përmes përgjimeve telefonike.

Aksioni simbolilk do të mbahet afër selisë së PDK-së, në ora 11:30.

Në “Dosjen e Shefave” të publikuara nga insajderi.com, protagonisti kryesor është nënkryetari i PDK-së, njëherësh edhe shef i Grupit Parlamentar të PDK-së,  Adem Grabovci.