“#Protestoj” sërish në shesh

06.10.2016 17:51:59

Grupi i qytetarëve #Protestoj ka dalë në sheshin e “Zahir Pajaziti” për të protestuar kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, pas publikimit të përgjimeve, e njohur si “Dosja e Shefave” për të njëmbëdhjetën herë me radhë.

Siç raporton gazetari i KosovaPress-it nga vendi i ngjarjes, dhjetëra qytetarë kanë marshuar sheshit të qytetit, nga ku edhe po kërkojnë ndëshkimin e protagonistëve të përgjimeve në krye me ish shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

“Kë emëroi Adem Grabovci me datë 14.09.2016”, shkruhet në njërën prej pankartave të protestuesve.