Prova e zjarrit për Kombëtaren: Panucci do fitoren kundër Izraelit

07.09.2018 11:54:55

Prova e të vërtetës për Shqipërinë e Christian Panuccit. Kuqezinjtë do të zbresin në fushë në orën 20.45 në Elbasan Arena kundër Izraelit dhe tani luhet seriozisht. Tekniku italian kishte deklaruar se në Ligën e Kombeve do të duket kombëtarja e vërtetë, por problemet në skuadër e kanë bërë të vështirë këtë opsion. Kuqezinjtë megjithatë duhet të ndryshojë fytyrë, në përpjekje për të bërë përfaqësimin e duhur, për të përsëritur suksesin e fundit kundër izraelitëve.

Tetë ndeshje dhe tetë formacione të ndryshme, që nuk është se kanë impresionuar, duke qenë se rezultatet flasin më shumë se cmund të analizohet. Vetëm se ka një të dhënë, që tregon se Panucci e ka një ide të variantit taktik të preferuar, edhe pse është nga ata që mundohet ti përshtatet kundërshtarit.

Sido që futet në fushë, tekniku vendos lojtarë që ti përshtatet skemës 4-3-3, në rastet kur skuadra kundërshtarë është më e sulmueshme, ose 4-5-1 si në daljet e fundit, apo edhe në barazimin e Maqedonisë, që mbetet edhe pika më rezultative e Panuccit për nga rëndësia.

Formacioni i mundshëm i italianit është ai me pesë mesfushorë, ku Basha, Xhaka e Memushaj do të ndihmohen në fazën e mos zotërimit nga Hyka e Lila. Për sulmin I favorizuar është Balaj, ndërsa Mavraj duket se do të jetë partner I Djimsitit në qendër të mbrojtjes.