Provokim i rëndë dhe i pa tolorueshëm i Serbisë ndaj Kosovës në raport me rifillimin e bisedimeve Kosovë ‐Serbi,në Bruxel!

08.12.2019 21:41:25

Nga: Adem Bytyçi

Në momentin kur Bashkësia ndërkombëtare  dhe Europiane, thrret për rifillimin pas ndërprerêjës, të bisedimeve Serbi-Kosovë, për arritjën e një Marrëveshje paqeje në mes këtyre dy shtetëve, pas një lufte të përgjakshme dhe gjenocidale të Serbisë në Kosovë, Presidenti serb Alexander Vuqiq, për të minuar rifillimin e këtyre bisedimeve, me qëllim që  t’ia lë fajn Kosovës se nuk dëshiron të rifilloj bisedimet, sot në një prononcim të tij para diplomatëve Europian, mohoi krimet makabre serbe në Kosovë , duke filluar nga masakra, gjenocidale e Reqakut dhe shumë masakrave tjera , sipas të cilit nuk paskanë ndodhë ,por qenkan “trilluar” nga shqiptarët…
 Me të drejtë mund të shtrohet pyetje se sa e drejtë dhe e  logjikshme  është që të rifillohen bisedimet e paqës me një shtet ,i cili mohon krimet makabre të një lufte gjenocidale dhe mizorive tjera ndaj një populli të pa fajshëm  shqiptar në Kosovë, siq ishin Krimet serbe ,dhe për të cilat krime është në dijoni i terë opinioni botëror si dhe orgonizatatë ndërkombëtare për të drejtatë e njëriut dhe Gjykata ndërkombëtare e Hagës për krime lufte në ish Jugosllavi…
Gjithësesi, përkundër provokimeve, Kosova, nuk duhet të bije pre e ndërskamcave shoveniste serbe, për tu terhequr nga bisedimet, por duhet të ndrrojë qasjen e deritanishme të bisedimeve , duke e bërë me dije Bashkësinë Europiane dhe Ndërkombétare ,se përderisa Serbia, nuk i pranon krimet e luftës në Kosovë ,për të cilat krime  është në dijoni Bashkësi  Ndërkombëtare, bisedimët Kosovë ‐Serbi ,nuk mund të rifillojnë , sepse nuk mund të prodhojnë rezultate per të cilat është e interesuar Bashkësia Ndërkombëtare si dhe Kosova , si palë e interesuar në këto bisedime!
Madje ,madje përderisa Bashkësia Europiane ,dhe ndërkombëtare ,nuk i vënë në ballë Serbisë vulën me mbishkrimin : “Serbia e gjenocidit dhe e krimeve makabre të luftës kundër njerëzimit!”
Serbia jo vetëm që do t’i mohoj krimet e luftës në Kosovë, por kurrë nuk ka për të qenë faktor i paqës dhe stabilitetit në Ballkanë dhe më gjërë!