Prrallat e Kadri Veselit për Korrupcionin

04.09.2019 11:10:49

Nga Binak Magjarraj

Kadri Veseli është njeriu më tagjiko-komik në skenën politike të Kosovës. Ai tashti ka nisë më kallxu edhe prralla dhe falle të defatorëve.Ky njëri pasi e pruni PDK dhe Kuvendin në buzë të kollapsitka nisë edhe me kallxu prrala,por aso prrallash që si hanë askush.

Çdo kush e dine së korrupcioni është një e keqe e çdo shoqerije.Korrupcioni me I lartë ne rajon edhe me gjerë është në Kosovë.Zor qe gjendet ndonjë pushtetar qe nuk është I korruptuar.Për korrupcionin galopant po na e terheqin edhe te gjitha raportet e vendeve,por që pushtetarët tanë këtë nuk e ndegjojnë,nuk e ndegjojnë sepse nuk ju pelqen te ndegjojnë.

Kohet e fundit e ka marrë flamurin për luftimin e korrupcionit Kryetari i PDK Kadri Veseli,në çdo neje ne çdo tubim e ka plotë gojën korrucion.Por ky korrupcionin e ka kapë vetem nga bishti e jo nga koka.

Kadri Veseli jo vetem qe po merret më prralla dhe falle,por këtij njeriu as nuk I zënë fjala vend.Ai kurr në jetën e tij në poltikë nuk e realizon atë se çka e thotë,Kjo tregon se sa i pafuqishëm është në politikë.Kjo do te thotë se po folë kotë po kallxon prralla.

Prralla e fundit është luftimi i korrupcionit më Pakt,duke ju quar selam edhe partive tjera të krijojnë nje Pakt kundër korrupcionit,duke theksuar së me Pakte këthehet besimi të qytetarët në luftë kundër korrupcionit.Të gjitha partit e refuzan këtë prrallë pa krip te Kadri Veselit,bile edhe filluan të qeshin më te duke i thane se po qetë fall. Këtij njeriu si duket i kanë humbë te gjitha lidhjet e trunit me gjuhën e tij.

Kadri Veseli duhet ta di së korrupcioni nuk luftohet me Pakte e as me Marëveshje midis Partive politike.Luftimi i korrupcionit luftohet në institucione.Korrupcioni z.Kadri Veseli luftohet duke i zbatu ligjet.Korrupcioni nuk luftohet me një prokurori dhe gjyqesi të kapur nga politika,por korrupcioni nuk luftohet me njërez te korruptuar.Më këte prokurori dhe gjyqesi nuk ka shanse të luftohet korrupcioni ai veç çka shtohet.

A e dine ti Kadri Veseli se nga 100% të të korruptuarve mbi 70% gjenden ne PDK  në Partinë qe ti e drejton.Nuk ka pushtetar në nivel local dhe qendror te PDK qe nuk është i korruptuar. Nuk thamë se edhe pushtetarët e partive tjera nepër institucione jan imun,por PDK e zenë vendin e parë.Pase nuk e nise luftën e korrupcionit ne Partin tande në te cilën i madh e i vogle janë te korruptuar.Apo e nise, por të hasi sharra në gozhdë. Nuk pate guximin te shkosh me tutje.

Për te pastruar korrupcionin duhet të fillosh nga shtepia e jote,nga partia e jote.Nuk ka nevojë për Pakte e Mareveshje, por më çkapjën e politikës nga drejtesia, me nje Wetitin të mirefillet, në vendet kyqe të prokurorisë dhe gjyqesisë duhet të vijnë njerëzit e tipit të prokuroit Elez Blakaj, i cili trimerisht e nisi lutën kundër korrupcioni por gadi qe se hangrën. U detyry të ikë nga shteti.