Pse beteja për Alepon mund të ndryshojë kahjen e luftës në Siri?

06.08.2016 20:17:10

Nga David Patrikarakos

(Evropa e Lirë)

1403801699451

Lufta civile në Siri është e habitshme dhe e errët po aq sa është sadiste dhe e përgjakshme. Në njëren anë qëndron presidenti sirian, Bashar al Assad, një tiran barbar që përkrahet nga Irani, Rusia, Hezbollahu dhe milicitë shiite nga Iraku, mbetjet e ushtrisë siriane dhe një grup i çuditshëm kurd. Kundër tij qëndrojnë plotë grupe rebele përfshirë grupin militant, Shteti Islamik, Al Kaida dhe shumë grupe të tjera më të moderuara. Shpesh është vështirë që t’i vëzhgosh me qëllim që të kuptosh zhvillimin e ngjarjeve e le më të kuptosh rëndësinë e tyre të vërtetë. Por, një gjë është e qartë: ofenziva kryengritëse që po zhvillohet në Alepo ka për qëllim thyerjen e rrethimit qeveritar të qytetit që kontrollohet nga rebelët, dicka që mund të ridefi nojë kahjen e tërë luftës. Gjatë fundjavës, dy ditët e fundit të korrikut, rebelët e rrethuar që e kontrollojnë qendrën e Alepos, dhe një grup i madh i rebelëve në pjesën perëndimore të qytetit janë munduar që të sulmojnë forcat qeveritare në pozitën strategjike të Ramousehit. Por, si zakonisht, ata u munduan pasi regjimit rregullisht i vijnë në ndihmë sulmet ajrore ruse. Revolucioni sirian tani është pa mëdyshje i balansuar. Siç e potencon gjatë një interviste me email për Radion Evropa e Lirë, Kyle Orton, një hulumtues i Shoqatës “Henry Jackson”, Alepo është zona e fundit e madhe urbane që kontrollohet nga opozita e armatosur siriane. Nëse procesi politik dëshiron të arrijë ndonjë gjë tjetër pos fi tores së regjimit ateherë rebelët duhet ta ruajnë kontrollin mbi qytetin e Alepos. Nga ana e saj, regjimi, me ndihmën e Rusisë dhe Iranit, tashmë e ka zvogëluar tejmase kërcënimin e kryengritjes. Nëse arrijnë ta marrin Alepon, atëherë ata do e shkatërronin kryengritjen. Orton përgjigjet drejtpërdrejtë: “Shkurtimisht mund të them që e tërë lufta varet nga fati i Alepos”. Nëse rebelët ja dalin të thyejnë rrethimin atëherë koalicioni pro regjimit do të përjetonte një kthim të madh prapa strategjik. Siç e vlerëson tutje Orton, “forcat pro Assadit janë duke e kontrolluar Sirinë veriperëndimore përmes disa rrugëve të parëndësishme nga Hama deri në Alepon jugore”. Nëse pozicionet e rebelëve në krahinën e Idlibit dhe Alepos jugperëndimore zgjerohen duke përfshirë rajone të qytetit të Alepos, bazat e Assadit në veri do të përballeshin më kërcënim serioz. Me këtë do të dobësohej mundësia e Assadit që ta shkatërrojë në tërësi rebelimin. Ç›helmimi i markës islamike/ Por, ekziston edhe një mundësi tjetër më komplekse dhe më shqetësuese që përbënë problemin e Sirisë. Lojtarët kryesor nga ana e rebelëve në këtë ofensivë janë ata nga ish Fronti Al Nusra, që tani e quajnë vetën “Jabhat Fatah al Sham”, por edhe grupi tjetër Ahrah al Sham dhe brigadat e Ushtrisë së Lirë Siriane. Ndryshimi i emrit të grupit të Al Kaidës në Siri nga Fronti al Nusra në Fatah al Sham, që zyrtarisht thuhet se u bë për hatër të “unitetit të rebelëve” në realitet më shumë ka të bëjë me heqjen e helmit mbi markën e tyre. Dhe, përpos kësaj ekziston edhe një dyshim i madh rreth kohës kur po ndodh ofenziva. Raunde të pafund të bisedimeve për paqe nuk iu kanë sjellur asgjë rebelëve. Diskutimet e caktuara për gusht me siguri se prapë asgjë nuk do iu sjellin. Me Iranin dhe tani edhe Rusinë përkrahë, regjimi është aq i fuqishëm sa mesiguri se nuk do të jetë i gatshëm për kompromis. Ndërkohë, përkrahja ruse nuk lidhet vetëm me fushëbetejë. Përpjekjet e saj diplomatike e kanë ndryshuar tejmase kahjen e bisedimeve nga mundësia për largimin e Asadit drejtë kushteve sipas të cilave ai mund të mbetët në pushtet. Pas dështimit të gati çdo armëpushimi, kryesisht të shkelura nga forcat e Assadit, Al Kaida deri në dhjetor të vitit 2015 pretendonte se i tërë procesi i paqes është një “konspiracion” kundër revolucionit. Pretendimet e tyre absurde fi lluan të gjejnë përkrahje tek popullata e dëshpëruar e cila ishte dëshmitare e një komunitetit botëror që vetëm shikonte. Më shumë se kaq, pas fundit të secilit armëpushim, Al Kaida ishte i vetmi grup nga ana e rebelëve që iu kundërvinte sulmeve. Bile ata arritën të shënojnë përparim në terren drejt Alepos jugore. Në esencë, rebelët e lejuan Al Kaidën në opozitën kryesore duke u mbështetur në zbatimin e armëpushimit që i bënin ata. Me emrin e ri, Jabhat al Sham, grupi tani mund ta përdor ofensivën e Alepos si metodë përmes së cilës do e shtynte para integrimin e vet brenda aleancës së rebelëve. Siç vlerëson Orton, ata përfaqësojnë grupin që deri më tash ka mundësinë më të mirë që duke përdorur “rebelimin si mburojë kundër sulmeve të jashtme, duke e aneksuar kështu një kauzë që është e mirë, dhe duke e thyer rrethimin e terrorit të Alepos – të tregojnë dobinë e tyre si maja ushtarake e shtizës për të vepruar si një lloj i forcës speciale për kryengritjen. Dhe, kështu ky grup do të krijojë lidhjet dhe aleancat që lehtësojnë programin e tyre avangardë”. Shkurtimet në Furnizime/ Ndërkohë, mundësia për një katastrofë tjetër humanitare bëhet më e qartë. OKB vlerëson që rreth 300 mijë njerëz kanë mbetur të ngujuar brenda qytetit me furnizime mjekësore që po harxhohen dhe mungesë të madhe të ushqimeve. Regjimi është qartë duke provuar ta fus në kontroll tërë Alepon dhe kështu ta shtyp rebelimin njëherë e përgjithmonë. Deri më tash, megjithatë, ngadalshëm iu është përgjigjur sulmeve të rebelëve. Kjo gjendje nuk do zgjasë shumë. Shumë shpejtë do të ndjehët shkatërrimi që vie nga ajri dhe nga sulmet tokësore. Deri më tash raportimet nga atje nuk janë të plota për shkak të mungesës së transparencës nga ana e kryengritësve, por duket që rebelët janë duke bërë disa hapa të rëndësishëm drejt thyerjes së rrethimit. Sipas disa raportimeve, më 1 gusht, ata kanë arritur ta marrin nën kontroll rajonin strategjik të Al Mishrefah, që gjendet në anën jugore të bazës së artilerisë së forcave ajrore të Ramousahit. Por, ata ende duhet të avancojnë edhe 2.5 kilometra të tjera për të arritur këtë bazë, një nga më të mëdhat e Sirisë dhe që është shfrytëzuar tepër mirë nga forcat e Assadit. Arritja e kësaj do t’iu lejonte atyre që të bashkohen me rebelët që gjenden në anën tjetër të Alepos. Tani, sipas Ortonit, “raportime të fragmentuara thonë se ka pasur luftime të intensifi kuara dhe shumë të shpeshta me suksese të mëdha për kryengritësit… duke arritur shumë afër thyerjes së rrethimit në pjesën lindore të qytetit të Alepos”. Nëse verifi kohen këto raportime, apo nëse rebelët janë në gjendje të shënojnë suksese të vogla apo së paku të ruajnë status kuon në qytet, sërish do të jetë ish Fronti al Nusra ai që do të përfi tojë më së shumti nga kjo. Duke qenë një lloj lideri në shpëtimin e popullatës së rrethuar derisa bota vetëm bën sehir, në mënyrë të pakthyeshme do e lidh vetën me opozitën e armatosur të Sirisë veriore. Dhe, ky është një skenar prej të cilit askush nuk përfi ton, as rebelët kryesor dhe mbi të gjitha jo populli sirian që po vuan që një kohë të gjatë.