PSE DËSHTOI AKSIONI I ZAHIR PAJAZITIT PËR TA HJEKUR QAFE SPIUNIN SERB ZYMER ZYMERIN

01.02.2019 22:02:50

Me kalimin e kohës u bë e qartë si drita e diellit se LPK-ja jo se nuk kishin njësi guerile në Kosovë, por nuk kishin as individë që do të kryenin ndonjë aksion si duhet. Vlen të përmendet vetëm një rast ku shihet papërgjegjësia jo e një ushtari, por e një udhëheqësi të LPK-së, i cili kishte marrë për detyrë përgatitjen e terrenit për ta kryer një aksion Zahir Pajaziti bashkë me Qerim Kelmendin. Ishte vera e vitit 1996, kur Zahir Pajaziti kishte vendosur t’ia japë dënimin e merituar një këlyshi të Beogradit, udbashit më të urryer Zymber Zymberit, që kishte keqtrajtuar me qindra djem e burra të Kosovës, të cilët e mbajtën të ndezur zjarrin e rezistencës sonë kombëtare. N.N.( Nait Hasani) kishte marrë për detyrë të përgatiste terrenin për ta kryer atë aksion. Pas një kohe N.N.-i e paska caktuar ditën dhe kohën kur do të gjendet spiuni i shkaut në restorant. Zotëri N.N-i, iu kishte shpjeguar Zahirit dhe Qerimit se pasi ta kryenin aksionin duhet të largohen nëpërmjet derës rezervë të restorantit që është e hapur. Ndërsa ai u zotua se do t’i presë aty afër Pallatit të shtypit me veturë. Zahir Pajaziti dhe Qerim Kelmendi ishin bërë gati ta kryenin aksionin. Hynë mbrenda në sallë në kohën e caktuar. Nuk ishte aty Zogu i shkaut -Zymer Zymeri U mërzitën shumë që aksioni dështoi, por nga inati nuk u kthyen mbrapa në derën hyrëse të restoranit, por vazhduan të ecin drejt derës rezervë për të dalur dhe për të shkuar në vendin ku duhej t’i priste N.N-i me veturë. Dera nuk kishte qenë e hapur siç kishte thënë N.N-i, por kishte qenë e mbyllur. U habitën edhe më shumë që nuk ishte zotëri N.N-i në vendin ku ishin marrë vesh! E lypën dhe e gjetën në qytet, e muarrën dhe e çuan në restorant ku duhej ta kryenin aksionin, për ta bindur atë se ai nuk e ka përgatitur fare terrenin për të pasur sukses atentati i planifikuar. E pranoi fajin që nuk kishte bërë kurrfarë përgatitjesh, por zbuloi edhe faje tjera edhe shumë më të rënda që kishte bërë më herët.
Duhet cekur se nga të gjitha ato premtime që i kishte dhënë “Abazi “, Ali Ahmeti për ta bindur Ismet Avdullahun dhe Pajzit Jasharin se njësitë guerile do t’i ndihmojë me të gjitha llojet e armatimit të nevojshëm, dualën të pavërteta, pasi që LPK-ja ia dha Zahirit vetëm një automat, për të cilin Zahir Pajaziti ka shkuar në Klinë bashkë me Avni Ajetin për ta marrë. Ata është dashur ta bëjnë tërë atë rrugë këmbë nga Klina deri në Podjevë vetëm për një armë. Gjatë vitit 1976 i muarën dhe ca ndihma financiare që nuk çuan kandar fare në plotësimin e nevojave të mëdha që kishin njësitë guerile të komanduara nga Zahir Pajaziti.