PSE DUHET TË NDRIÇOHET AKTI I NDARJËS SË LDK-së

10.04.2019 11:02:08

Datë: 10 prill 2019

Shkruar nga: Xhevat Meha

Kanë kaluar gati një dekadë e gjysëm nga kjo ngjarje mirëpo rëndësia e ndriçimit të saj nuk zbehet, për faktin e peshës që ka në zhvillimin e LDK-së si forcë e organizuar politike por edhe të peshës në zhvillimin e Kosovës përmes pasojave të shkaktuara në LDK. Tani që LDK është në periudhën e zgjedhjeve të mbrendshme, nevoja për ndriçimin e saj vjen si një puhi e mirëpritur pranverore.

Edhe tek autori i këtij shkrimi, dhe edhe tek shumica e anëtarëve të LDK-së dominon bindja dhe besimi se akti i ndarjes së LDK-së është kryer si aksion nga rrjeti i strukturave të mshefta të Serbisë. Gjerësishtë është dëshmuar se strukurat e mshefta serbe në Kosovë kanë kryer aksione të shumëta të mshefta në Kosovë, kryejn edhe tani krejt të papenguar dhe se ky aksion është vetëm njëri nga aksionet e shumëta. Në veçanti, tehu i këtyre aksioneve është drejtuar kah vija politike institucionale në Kosovë dhe në LDK si fuqia më e madhe politike bartëse e kësaj vije. Disa nga kesilloj aksionësh janë paraqitur në një shkrim të mëhershëm të autorit LUFTIMI I VIJËS POLITIKE INSTITUCIONALE NGA RRJETI I STRUKTURAVE TË MSHEFTA SERBE NË KOSOVË botuar në janar 2019.

Aksioni për ndarjen e LDK-së është kryer nga individë konkret si bartës të veprimeve konkrete. Njohuritë e autorit rreth veprimtarisë së msheftë serbe në Kosovë, në veçanti në periudhën e pasluftës së fundit, janë fituar nga hulumtimet e kryera për një kohë rreth kësaj veprimtarie dhe nga analizat e kryera me zbatimin e metodave shkencore. Të gjeturat e këtyre hulumtimeve dhe analizave janë paraqitur në librin SYNI DHE MENDJA E QYTETARIT PËRBALL SHËRBIMEVE TË MSHEFTA SERBE botuar në vitin 2016. Këto të gjetura përfshijnë pjesën në të cilën individët bartës të kësaj veprimtarie u përkasin tri kategorive: i) individët spiunë të stërvitur të betuar, ii) individët bashkëpunëtor me dijeni, dhe iii) individët bashkëpunëtor pa dijeni. Të gjithë individët që kanë kryer ndonjë veprim në realizimin e aksionit të ndarjes së LDK-së janë bartës të kësaj veprimtarie që i përkasin njërës nga këto kategori.

Në kryerjën e aksioneve të mshefta, strukturatë serbe pas studimit dhe përpunimit të detajizuar të rastit, aksionin zakonisht e kryejnë me individët bashkëpunëtor padijeni që përbëjn numrin shumicë të bartëseve të aksionit, kyçen disa nga bashkëpunëtorët medijeni dhe vetëm kur është tepër e domosdosshme kyçen edhe spiunët e stërvitur të betuar. Spiunët zakonisht ndertojnë rrjetin e individëve përreth tyre, përpunojnë rastin dhe kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme në prapaskenë, dhe vetëm mbikëqyrin mbarëvajtjen e kryerjës së aksionit. Në rastet kur është e kërkueshme, spiunët ndërhyjn me ndonjë këshillë, rekomandim a veprim të drejtpërdrejtë.

Sipas të dhënave zyrtare të bëra të ditura për publikun, në Kosovën e pasluftës së fundit veprojn 720 spiunë të stërvitur të betuar. Sipas vlerësimeve të autorit, në Kosovën e pasluftës së fundit veprojnë rreth 5,000 bashkëpunëtor medijeni (janë në dijeni se veprimet e tyre janë në dobi të Serbisë), dhe rreth 45,000 bashkëpunëtor padijeni (nuk janë në dijeni se veprimet e tyre janë në dobi të Serbisë).

Autori vlerëson se në aksionin për ndarjen e LDK-së në nivel të Kosovës janë angazhuar disa dhjetëra spiunë të stërvitur të betuar, disa qindra bashkëpunëtor medijeni, dhe disa mijëra bashkëpunëtor padijeni. Nga këta, disa spiunë të stërvitur të betuar kanë vepruar mbrenda Kryesisë të LDK-së, disa dhjetëra bashkëpunëtor medijeni kanë vepruar mbrenda strukturave të LDK-së, disa qindra bashkëpunëtor padijeni kanë vepruar mbrenda strukturave të LDK-së, disa mijëra bashkëpunëtor padijeni kanëvepruar mbrenda anëtarësisë së LDK-së e kështu me radhë.

Mund të konstatohet se, shumica e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së nuk kanë qenë spiunë të stërvitur të betuar, nuk kanë qenë bashkëpunëtor medijeni por kanë qenë bashkëpunëtor padijeni. Poashtu, shumica e pjesëtarëve të strukturave të LDK-së nuk kanë qenë spiunë të stërvitur të betuar, nuk kanë qenë bashkëpunëtor medijeni, por kanë qenë bashkëpunëtor padijeni. Afërsisht njëjtë qëndrojnë edhe anëtarësia e LDK-së.

Mund të nxjerrët përfundimi se shumica e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, e pjesëtarëve të strukturave të LDK-së dhe anëtarëve të LDK-së kanë kryer veprime pa qenë në dijeni se janë shëndërruar në bashkëpunëtor padijeni të strukturave të mshefta serbe. Kjo sçaron arsyen pse nga këta nuk dëshirohet të ndiçohet akti i ndarjës së LDK­-së.

Ngjajshëm, edhe me aktin e ndarjes së LDK-së, edhe për ngjarjet vitit 1997, dhe edhe për protestat e vitit 2004 në Kosovë, hezitohet të bëhet ndriçimi. Edhe këto ngarje kanë qenë aksione të kryera nga struktura të mshefta. Protaginistët që kanë vepruar në kryer e këtyre aksioneve hezitojnë të flasin sepse ndjehen të mashtruar, ndjehen të përdorur, etj., dhe për këtë arsye shmangin ballafaqimin, u vie marre.

Nuk është aq marre sa mendojnë këta/këto, për arsye se nuk kanë patur as edhe informacionin e vetëm se çfarë me të vërtet po ndodh, nuk kanë patur as edhe veprimin e vetëm të institucioneve përgjegjese të inteligjencës në mbrojtje të qytetarëve të vet, detyrë për të cilën këto institucione janë të autorizuara, paguhen dhe kanë përgjegjësi ligjore.

Si mund të ndërtohet e ardhmja pa njohur të tashmën, atë të sotit, dhe sëpaku të kaluarën e afërt? Kjo e bënë të domosdoshmë ndriçimin e aksionit për ndarjen e LDK-së dhe aksioneve tjera të ngjajshme.

Kosova e 20 viteve pas largimit të forcave të sigurisë dhe të administrates së Serbise do të duhej që të ketë institucionet të cilat do të parandalonin jo vetem këtë aksion por të gjitha aksionet e kësillojta si dhe gjithë veprimtarinë e msheftë serbe në Kosovë. Në mungesë të mbrojtjes institucionale, duhet që bijtë/bijatë e popullit të dalin në mbrojtje të interesave të Kosovës karshi veprimtarisë së msheftë serbe në Kosovë.

Individët që kanë kryer çfarëdo veprimi në kryerjën e këtij aksioni duhet që të flasin, duhet që të ndriçojnë se si dhe çfarë ata/ato kanë bërë, dhe jo vetë veprimet e tyre por edhe veprimet e të tjerëve përreth tyre. Ata/ato individë kanë patur pozita në hierarkin partiake, kanë qenë të besuar nga të tjerët për mbrojtjen dhe avansimin e interesit të përbashkët, nuk mund të arsyetojnë angazhimin e tyre per ineteresa për të përbashkëta nëse nuk ndiçojnë. Ky detyrim veçanërishtë rëndon mbi individët protagonist kryesor të aktit të ndarjes së LDK-së.

Ndër protagonistët kryesor që ende janë gjallë dhe që kanë detyrim të ndriçojnë kryerjen e këtij aksioni, autori i këtij shkrimi gjykon se janë: Fatmir Sejdiu, Nexhat Daci, Sabri Hamiti dhe Eqrem Kryeziu. Ka edhe të tjerë që kanë qenë bartës të veprimeve konkrete përmes të cilave është kryer aksioni i ndarjes, mirëpo këta katë konsiderohen si bartësitë kryesor të kryerjes së aksionit të ndarjes.

Të gjithë protagonistët e aktit të ndarjes së LDK-së, dhe në veçanti katër të cekurit sipër duhet që anëtarëve të LDK-së dhe opinionit të gjerë t’u ofrojnë ndriçimin e këtij aksioni. Anëtarët e LDK-së duhet të dijnë se kush veproj si spiunë i stërvitur i betuar i Serbisë, kush veproj si bashkëpunëtor medijeni dhe kush veproj si bashkëpunëtor padijeni. Në veçanti katë të cekurit sipër, nëse nuk ofrojn ndriçimin e duhur, si akterët kryesor në kryerjen e aksionit të ndarjes, mbesin si të dyshuar se janë spiunë të stërvitur të betuar të Serbisë. E pastra thërret më shih, e fëlliqta thërret mos më shih.

Për autorin, kryerja e aksionit këta katër individë i bënë drejtpërdrejt lidhur me aksionin, i bënë të kyqur, i bënë të fëlliqur me veprimet a mosveprimet e tyre në kryerjen e aksionit të ndarjes së LDK-së. Përderisa këta katër, por edhe protagonistët tjerë të këtij aksioni, nuk pastrojn vetën e tyre mbetën të papastër, mbetën të fëlliqur. Ata/ato mund të zgjedhin që të ofrojn ndriçimin ose të vazhdojn të mbetën të fëlliqur.

Drzhava e Kosoves po bjen shteti i Kosoves po fillon të ndërothet. Bac nuk u kry, mashtrim ka qenë.