Pse duhet të pini ujë me mjaltë dhe limon?

19.07.2016 22:07:32

Një pije me ujë, mjaltë dhe limon duket se është shumë e shëndetshme për organizmin e njeriut – nëse konsumohet në mbrëmje dhe në mëngjes.

Të pini këtë pije përgjatë 12 muajve, ju do të përfitoni shumë të mira shëndetësore, pasi kjo bije bën me të vërtetë mrekulli.

Këto janë arsyet pse duhet të pini ujë me mjaltë të ngrohtë dhe limon:

Nuk do të sëmureni

Nëse e pini këtë pije përgjatë një viti, ju nuk do të përjetoni asnjëherë ftohje ose grip.

Do të bëheni një person i mëngjesit

Mjalti i ngrohtë në këtë pije mundëson që të mos keni dhimbje koke dhe të fitoni më shumë energji. Kjo ju ndihmon që të zgjoheni më lehtë në mëngjes dhe komplet të çlodhur.

Por, si ta përdorni?

Duhet të përdorni lëngun e një gjysmë limoni të freskët, një lugë gjelle mjaltë organike dhe ujë të vluar që është lënë të ftohet pak. Cilat janë përfitimet tjera nga kjo pije?

Ju mbron nga infeksionet

Për shkak se kjo pije është gjëja e parë që do ta pini në mëngjes, ajo pastron sistemin e tretjes dhe hidraton zorrën e trashë.

Përmirëson sistemin e tretjes

Limoni ndihmon mëlçinë që të prodhojë më shumë “bile” – një lëng alkalin – kështu që t’i tretni më mirë disa ushqime komplekse. Mjalti është antibakterial dhe ju mbron nga çdo infeksion që mund të keni. Gjithashtu ajo ndihmon edhe në prodhimin e mukozës në stomak, që pastron helmet. Për këtë arsye, kjo pije ju ndihmon edhe në mbajtjen e peshës së shëndetshme.

Ju bën më të shëndetshëm dhe më të bukur

Limoni ka shumë përfitime për lëkurën, dhe gjithashtu ndihmon gjakun duke stimuluar prodhimin e qelizave të reja të gjakut që veprojnë si agjentë pastrimi. Uji dhe mjalti krijojnë një shtresë antibakteriale në lëkurën tuaj gjithashtu.