Pse e ndryshoi Saimir Tahiri fasadën e ministrisë?

08.09.2016 14:01:00

Në anë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, pranë sheshit “Skënderbej”, u zbulua këto ditë fasada e re e Ministrisë së Brendshme. Struktura është e njëjtë, por ajo që të bie në sy është ngjyra. Fasada është menduar të jetë bezhë, pana dhe kafe.

Këto ngjyra bëjnë kontrast të fortë me të verdhën me të cilën dikur Edi Rama, si Ministër i Kulturës, pikturoi të gjitha ndërtesat e kompleksit qeveritar të trashëguara nga italianët.

Lapsi.al mësoi se ngjyra e fasadës është ndryshuar me vendim të Këshillit të Restaurimeve.

Në fakt kjo është ngjyra që kanë patur ndërtesat qeveritare përpara se të ndryshoheshin nga Rama.

 

 

A do t’u rikthehet ai edhe njëherë këtyre ngjyrave tani që është kryeministër? Këtë duket se e parlajmëron fasada e re e Ministrisë së Brendshme.

Pas saj mund të ndryshojnë edhe ngjyrat e ministrive të reja dhe sigurisht kjo do të kërkojë shpenzime nga buxheti i shtetit. Ngjyrat e reja të ministrisë së Tahirit janë lajmëtare të një tjetër tenderi fasadash.