Pse foli vetëm dje Rama për murin në Mitrovicë?

03.02.2017 15:05:22

Koincidencat Rama-Vuçiç, për Murin e Mitrovicës. Gjatë vizitës së tij në Kosovë, kryeministri Rama, më në fund artikuloi dy fjali për Murin e Mitrovicës.

Po dje kryeministri Vuçiç, nën presionin e faktorëve të fuqishëm ndërkombëtar, pohoi dhe pranoi se “Muri i Mitrovicës do të prishet”.

Çfarë bën përshtypje është kjo ‘koincidence’. Rama nuk foli për Murin e Mitrovicës pa folur Vuçiç.

Ndërtimi Murit ishte projekt i ndarjes së Kosovës. Ka jo pak indikacione se ka patur dakordësi mes Ramës e Vuçiç mbi “shkëmbimet e territoreve”.

Rama pak ditë më parë, porositi një prononcim si ai i Rexhep Qoses për të filluar lojën e “shkëmbimeve të territoreve dhe ndarjes së Kosovës”.

Faktorë të fuqishëm ndërkombetarë kanë ndërhyrë dhe mesa duket ky projekt primitiv ka rënë.

Letrat e “paqes historike” Serbo-Shqiptare ose Rama-Vuçiç…u grisën në dorë. Kosova nuk do të ndahet.

SHBA nuk tërhiqen nga Kosova.

Vazhdimi i qasjes amerikane ndaj Kosovës, shprehur qartë mes qëndrimit të Sekretarit të Mbrojtjes … dogji lojërat Rama-Vuçiç.

Kosova nuk ndahet. Muri Mitrovicës do te prishet.

Ndërsa vetëm sot … Rama foli për Murin dhe në çdo rast në të njëjtën kohë me Vuçiç ose pas tij.