Pse gjithë këto obstruksione kundër kryeministrit Mustafa?

04.11.2016 17:31:07

Nga Rexhep Kastrati

Marrëveshja e koalicionit LDK – PDK – lista “Srpska”, për shumëçka është e veçantë, por ajo që e shquan këtë marrëveshje është kalimi i qeverisjes së vendit në duart e LDK-së, përkatësisht të kryeministrit Mustafa. Në fakt, formula me të cilën është bërë ndarja e posteve kryesore të shtetit është e njëjta me të cilën janë ndarë postet në të gjitha zgjedhjet, pos ato para këtyre. Sipas kësaj formule, kush merr postin e presidentit lëshon postin e kryeministrit, kurse posti i kryetarit të Kuvendit është i panegociueshëm, pasi që është i paracaktuar me kushtetutë dhe me Rregulloren e Kuvendit, dhe i takon partisë apo koalicionit fitues parazgjedhor. Kështu ka pas ndodhur edhe në zgjedhjet e para, të cilat i pat fituar LDK, sepse kjo parti pat marr postin e presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit, kurse PDK pat marr postin e kryeministrit. Po ashtu, edhe në zgjedhjet e dyta, edhe pse i pat fituar LDK, postin e presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit i pat marr LDK, kurse postin e kryeministrit – AAK. Kështu ka ndodhur edhe në zgjedhjet e treta, të cilat i pat fituar PDK, dhe postin e presidentit e pat marr LDK, kurse postin e kryeministrit dhe të kryetarit të Kuvendit, i pat marr PDK. Në zgjedhjet e katërta, të cilat, po ashtu, i pat fituar PDK, postin e kryetarit të Kuvendit dhe të kryeministrit i pat marr PDK, por përpjekja për ta marr edhe postin e presidentit, i dështoi, pasi që zgjedhja e Behxhet Pacollit u konsiderua në kunërshtim me parimet kushtetuese. Dhe si zgjidhje u paraqit kandidatura konsensuale jashtëpolitike – presidentja Jahjaga. Pra, edhe pse koalicioni PDK- AKR dhe pakicat pretenduan të merrnin  tri postet kryesore, nuk qe e mundur. Dhe në zgjedhjet e fundit u kthye sërish koalicioni i madh LDK – PDK, edhe për shkak të prëgjegjësive të përbashkëta institucionale, por edhe për shkak të stabilitetit institucional-qeverisës. Por kësaj here, formula tradicionale u kthye përmbys, pasi që tash PDK ishte ajo që mori postin e presidentit dhe të kryetarit të Kuvendit, kurse LDK mori postin e kryeministrit.

Dhe që këto zu fill historia e obstruksioneve kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër LDK-së: PDK, oozita dhe lista “Srpska”, por edhe mediet dhe portalet, e ashtuquajtura shoqëri civile filluan obstruksionet e bashkërenduara, apo jotëbashkërenduara për të vështirësuar punën e Qeverisë. Protestat e dhunshme që filluan pas një deklarate fyese të Jabllanoviqit, dhanë shenjat e para të një bashkërendimi destruktiv kundër kryeministrit Mustafa. Ndërkaq, sikur të mos mjaftonin këto, edhe brenda dhe rreth LDK-së dolën zëra që kundërshtuan koalicionin qeverisës, dhe për më tepër u angazhuan fort për të rrëzuar Qeverinë. De facto këta zëra që janë të shitur te SHIK-u, te AAK dhe të sekta okulte e Albinit, prandaj edhe i kam quajtur vegla kondomë brenda e rreth LDK-së, vepronin në përputhje me axhendën opozitare dhe jo vetëm opozitare kundër LDK-së, kundër kryeministrit Mustafa dhe kundër Qeverisë së vendit. Pra, ishte hera e parë që një lider politik, një kryeministër vendi që ballafaqohej me obstruksione të shumëfishta nga veglat kondomë brenda e rreth LDK-së, nga dy partnerët e koalicionit, nga partitë opozitare, nga portale dhe medie të ndryshme, si dhe nga e ashtuquajtura shoqër civile. Pra kishte një angazhim të gjerë, deri në dhunë, anarki me elemente terroriste, siç ishin ato ndaj familjes dhe pronës së kryeministrit Mustafa, ndaj vetë kryeministrit Mustafa, ndaj bashkëpunëtorëve të tij, ndaj Kuvendit etj. Po ashtu, kishte kërëcënime nga ato për një grushtshtet e deri te lufta e brendshme vëllavrasëse. Të kujtojmë se Ramush Haradinaj kishte kërcënuar se do e arrestonte kryeministrit Mustafa, kurse Ilir Deda kishte kërcënuar me luftë brendashqiptare, e vetë Albini kishte bërë disa herë thirrje për luftë dhe për revolucion. Pra, gjithë këto, dhe shumë obstruksione të tjera, iu bënë dhe po i bëhen kryeministrit Mustafa, pikërisht edhe për shkak se nuk po mund të pajtohen që drejtimin e Qeverisë ta ketë ai dhe LDK. Dhe drejtimi i Qeverisjes së vendit nga LDK dhe kryeministri Mustafa do të thoshte vazhdimësi e proceseve të rëndësishme për vendin në mënyrë më cilësore, si dhe menaxhim më i mirë i institucioneve shtetërore. Po ashtu, edhe konsolidimi i LDK-së që po vazhdon që nga Kuvendi i VI kur u përdorën karriget për ta përçarë atë dhe për t’ia bërë të mundur Hashim Thaçit të vijë në pushtet.

Dhe pikërisht krahas obstruksioneve të njohura për të gjithë, zhvillohej edhe një luftë speciale për të komprometuar LDK-në në sy të opinionit, edhe pse asnjë nga mediat dhe portalet, por as nga opozita nuk po mund të gjejnë qoftë edhe një skandal qeveritar për të qenë. Dhe në mungesë të tyre, transmetuan dofarë audiopërgjime të kryera vite më parë kur kryeministër ishte Hashim Thaçi, me shpresën se mos po e komprometojnë LDK-në sipas logjikës: ja me kë ka bërë koalicion Isa Mustafa. Mirëpo, në fakt ishin këto audiopërgjime që bënë të qartë diferencën ndërmjet qeverisjes së udhëhequr nga PDK, dhe qeverisjes së drejtuar nga LDK: qeverisja e drejtuar nga PDK me plotë skandale, kurse qeverisja e drejtuar nga LDK, pa skandale të tilla. Dhe të gjitha këto në kushtet e obstruksioneve të shumta shumëdinesionale dhe në kushtet e luftës së vazhdueshme speciale. Asnjë model qeverisës nuk do të kishte qenë kaq i angazhuar dhe kaq i sukseshëm në rrethanat në të cilat po qeveris koalicioni aktual. Dhe për të mos mbetur në nivel të një konstatimi hipotetik, mjafton të kemi parasysh qeverisjet e kaluara, e sidomos qeverisjen pararendëse, e cila pos që kishte numrat, kishte edhe mbështetjen e dy partive opozitare: LDK dhe AAK për procese të rëndësishme për vendin. Kurse për obstruksione, aksione anarkiste dhe të dhunshme as që bëhej fjalë. Të kujtojmë me këtë rast se të gjitha ligjet apo marrëveshjet e ndryshme janë mbështetur nga dy partitë opozitare, kurse AAK ishte de facto edhe në opozitë edhe në pozitë, pasi që ishte bashkëpjesëmarrëse e negociatave në Bruksel. Pra, qeverisjet e drejtuara nga PDK dhe nga AAK asnjëherë nuk kanë pasur obstruksione jo vetëm nga partitë shqiptare, nga medie e portale, dhe nga e ashtuquajtura shoqëri civile, por as nga pakicat, madje as nga serbët, megjithatë qeverisja e vendit ka qenë e mbushur me probleme dhe me skandale. Ndërkaq, qeverisja aktuale megjithë vështirësitë dhe obstruksionet e papara, ka shënuar shumë rezultate të dukshme dhe që janë vlerësuar edhe nga organizata dhe partnerë ndërkombëtarë.

Një arsye tjetër e obstruksioneve kundër kryeministrit Mustafa lidhet me funksionalizimin e Gjykatës speciale, si dhe me trysnitë e mëdha nga bashkësia ndërkombëtare për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Është tashmë e qartë nga të gjithë se funskionalizimi i Gjykatës speciale, si dhe lufta kundër krimit të organizuar do të sjellë tronditje nëpër subjektet politike, sidomos në PDK, por nuk do të jenë të pakta as në parti të tjera. Në një farë mase do të prekë edhe njerëz brenda e rreth LDK-së, kryesisht në mesin atyre që unë i quaj vegla kondomë, por edhe të tjerë. Po ashtu, lufta kundër krimit të organizuar, e ndoshta edhe Gjykata speciale, do të trazojnë tepër shumë edhe strukturën medietike dhe pornotalet e ndryshme. Prandaj, edhe ka një angazhim të partive të tjera dhe të veglave kondomë brenda e rreth LDK-së, disa pornotaleve që të përmbysen institucionet e vendit, duke filluar nga Qeveria, me shpresën se vendi do të mund të destabilizohej, apo edhe do të mund të blheshin pazare të ndryshme që inidivë të ndryshëm të amnistohen, apo të mos preken nga lufta kundër krimit të organizuar dhe nga Gjykata speciale. Për më tepër se lufta kundër krimit të organzuar dhe Gjykata speciale, do të zbulojnë edhe lidhjet me shërbime sekrete kundërshqiptare, si dhe krimet e ndryshme ndaj vetë shqiptarëve.

Në gjithë këto angazhime, Serbia është duke e parë mundësinë që të destabilizojë Kosovën, të pengojë zbatimin e ligjit për Trepçën, të pengojë, përkatësisht të ndrëpresë negociatat në bruksel, si dhe të mos zbatojë marrëveshjet e Brukselit. Në këtë kontekst duhet parë edhe obstruksionet që lista “Srpska” po i bën që nga fillimi i kësaj qeverisjeje, duke ndihmuar bllokimin institucioneve të Kosovës, e rrjedhimisht edhe rënien e tyre.

Prandaj, krejt në fund duhet thënë se rënia e institucioneve nuk është interes i shqiptarëve as i shtetit të Kosovës, por është interes i Serbisë, i strukturave mafiozo-politike, përkatësisht i rekrutëve shqiptarë të agjenturave serbe dhe agjenturave të tjera kundërshqiptare. Edhe bashkërendimi i obstruksioneve të tyre kundër kryeministrit Mustafa nuk ka të bëjë me të thjesht si idivid,por ka të bëjë me angazhimet për destabilizimin e vendit dhe dëmtimin e interesave shtetërore dhe kombëtare. Së këndejmi edhe qëndrueshmëria e kryeministrit Mustafa përballë gjithë këtyre obstruksioneve nuk është thjesht qëndrueshmëri për të mbajtur postin e kryeministrit, por është qëndrueshmëri për të ruajtur dhe mbrojtur interesat e vendit dhe të shoqërisë sonë. Në këtë kuptim, edhe mbështetja që i jepet apo duhet t’i jepet kryeministrit Mustafa, nuk është mbështetje thjesht ndaj kryetarit të LDK-së që është edhe kryeministër, por është mbështetje për shtetin dhe për stabilitetin e tij.